• |
ide | kryesore

Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Tahiri

1, Ide

Saimir Tahiri, i cili u shfaq në publik për të thënë se nuk do e përdorte më mbrojtjen me imunitet që i ka ofruar prej gjashtë muajsh kryeministri dhe partia socialiste, e shfrytëzoi këtë akt për të shpallur dy beteja kryesore.

E para ishte demaskimi i politikanëve që kanë drejtuar vendin në këtë çerek shekulli (afati kohor përfshin këtu edhe Edi Ramën) dhe që nuk kishin epërsinë morale për t’i bërë gjyqin atij.  

E dyta qe nisja e një rruge të gjatë si qytetar, tashmë pa korraca mbrojtëse, për të imponuar të vërtetën e tij.

Lexo më tej:

Enigmat/ Pse shpërtheu sot Saimir Tahiri?

Fjala e plotë/ Çfarë tha Tahiri për Ramën, Metën, Berishën, Bashën, Xhafajn dhe ambasadorin Lu

Duhet thënë që në fillim se betejën e parë Saimir Tahiri e ka shumë të lehtë.

Edi Rama, nuk mund t’a imagjinojë t’a quajë atë një “vemje të padenjë për racën njerzore”, sepse gjithçka që ka ndodhur në kohën e ministrit më të suksesshëm të rilindjes, ka pasur edhe bekimin e tij. Mbushja e parlamentit me banditë, uzurpimi i bashkive nga kriminelë në kërkim, favorizimi i bandave në kurriz të njëra -tjetrës, avionët e drogës dhe mohimi i ekzistencës së kanabisit, të gjitha mbajnë edhe vulën e Ramës. Prandaj ai sot nuk ka, as përparësi morale dhe as alibi politike, për t’u distancuar nga ish krahu i vet i djathtë.

Sajmir Tahiri ka të drejtë edhe kur pretendon se këtë epërsi nuk e kanë as Luli me Saliun, që lanë të lulëzonte Lazarati, që i devijuan gjykimit për krimet e Gërdecit dhe 21 janarit, që shmangën proceset për abuzimet flagrante me rrugën e kombit. Çdo qytetar, jo fanatik, teksa e ka dëgjuar të fliste dhe të përlotej, me siguri mund të ketë thënë: “askush nga ata nuk mund të hedhe gurin i pari”.

E njëjta gjë vlen edhe për çiftin në krye të LSI-së. Ata që për hir të pushtetit e pranuan gënjeshtrën se avionët qenkeshin mushkonja, ata që për drogën u kujtuan të flasin në fund të mandatit, sot nuk mund t’a lënë përgjegjësinë tek një njeri i vetëm. Ilir Meta dhe Monika kanë qenë pjesë e atij koalicioni që e mbushi Shqipërinë me mariuhanë.

Pra në këtë kuptim, Saimir Tahiri, nuk është as e vetmja dele e zezë, as e vetmja kokë e denjë për t’u prerë, në atë parlament prej të cilit po largohet.

Nga faktet që ai solli, nga krahasimet që bëri, nga nervi që tregoi, ai me siguri do të ketë bindur shëmëkënd për këtë.

Por, pikërisht këtu qëndron dhe dredhia e tij, Sepse tani përpara Saimir Tahirit nuk shtrohet pyetja: “me kë je njësoj”, por një tjetër, ajo: “çfarë ke bërë ti”?

Sot publiku nuk do të dijë se sa të besueshëm janë “djajtë” që akuzojnë ish ministrin, por se sa të vërteta janë lidhjet e tij me trafikantët, favorizimi i tyre, vënia e komisariatit të Vlorës në dispozicion të Habilajve, “Audi” enigmatik që herë e përdorte njëra palë dhe herë tjetra. 

Dhe këtu Saimir Tahiri është i humbur.

Këtu e vërteta dhe e drejta nuk do të anojnë më kurrë nga ana e tij. Edhe në qoftëse prokurorët nuk mbledhin dot fakte, edhe nëse gjykata nesër nuk e dënon dot me prova, ai ka marrë njëherë e përgjithmonë damkën e ministrit të brendëshëm që kanabizoi të gjithë vendin.

Për cilindo qytetar ai është shefi i uniformave blu që e fshehu deri në fund ekzistencën e avionëve të drogës, që në vend që t’i dëgjonte akuzat e Dritan Zaganit, burgosi atë dhe mbrojti trafikantët, që i vazhdoi lidhjet me kushërinjtë vlonjatë edhe pasi opozita e denoncoi këtë marëdhënie okulte, që i shpërfilli të vërtetat e kritikëve vendas, duke i fryrë borive të ‘frontit të së keqes”, që e mbushi policinë me njerëz të inkriminuar, gjysmat e të cilëve sot i ka larguar pasardhësi i tij dhe gjysma tjetër i fshehen fletarresteve të pokurorisë.

Lexo më tej:

“Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar

Në këtë bilanc të fundëm, rrezulton se përpara se të bënte detyrën që kishte marrë përsiprë, atë të ‘policit” që gjurmon dhe neutralizon të keqen, Tahiri ka bërë avokatin e saj. Në vend që t’i luftonte ai ka qenë prodhuesi i alibive për trafikantët.

Dhe në këtë pikë, ai e ka të humbur betejën edhe me të vërtetën edhe me historinë. Prandaj ai i dredhoi sot përballjes me to, duke e fokusuar fjalën e fundit si politikan, tek “djajtë” që janë të padenjë për t’a anatemuar.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Lum si analistet
    Sa te kemi keta politikane s’ Kane per te ngele PA Pune
    Sonte do vlojne studiot e te gjithe televizioneve
    te gjithe analistet yxhym dhe shumica e tyre asnjehere nuk
    Qellon ne shenje me analizat eveta.

    1. Si eshte e mundur qe kjo toke mba njerez te tille si Berisha dhe Basha,Paloka dhe me radhe! Si ka mundesi qe Basha del dhe na ben moral? Ku e gjen forcon ky hajdut dhe vrases? E ka nga frika qe i ka hyre ne palce apo e ka kapur diku “ligjin”? Krimet e PD jane shume here me te medha se te PS ,te pakrahasueshme! Jane vrases? A jane spiune te UDB? Disa fakte e tregojne! A i mbron UDB keta spiune te saj?

    2. Andi koqe Djali! Je gazetari me i madh ne SHqiperi por edhe me gjere!! Keta qe te “shajne” jane vici-doli! Zagani tropojan shefi i Antidroges? A ju kujtohet Tirana ne kohen e Saliut te pare! U shperngul gjithe tropoja dhe Kukesi,Mati dhe Dibra dhe na ndruan edhe gjuhen e Tirones! Na u bene minoistra dhe police! Tahiri eshte i paster! Te gjitha i ben Sali-Meta te shpetojne koken e tyre!

  2. bushat me 21 janar ja mbajte zhelet rames ne dor se mos po i hynin ne byth rames,se e kishte te mesuar vetkenaqesin rama,tahirit ja ndizje koktelet molotov qe te digjte veturat e qytetarve,hesht bushat ose vazhdo e lepij bythen rames.ket monster me nenmonstrat e tjera pra ramen,tahirin,dosh e rosh e krijove ti,lubonja,muq nano,baton hagjiu,nazarkot dy vllezrit,mingjozi,artan coftir hogja i news 24,preq zogaj,ngjela,vangjeli,mero qerros baze,anila basha,rudin gjungla,ilva bythqir selam tare,etj,etj.

    1. ari, nuk ke punë me Bushatin. Bushatin ne duhet ta falenderojmë se nuk censuron komentet tona edhe kur ne e teprojmë me komente personale dhe jo argumente për shkrimin, pastaj sejcili le të ketë bindjet e veta.

  3. Tahiri i nxorri bllof gjithe politikanet dhe miqte e tyre analiste qe nuk kane pasur profesionalizmin te denoncojne asgje qe ka ndodhur per 27 vjet. Ari ka qej qi t lpij kocet dhe pastaj ta marri at mikun n prapanic.

  4. E sakte qe qytetari tahiri e ka të humbur betejën me të vërtetën & historinë dhe qe I dredhoi përballjes duke u fokusuar tek “djajtë” që janë të padenjë për ta sulmuar, por e rendesishme eshte qe I hapi udhen gjykimit qe kish ngecur, kushedi cfare mendje do kete I mllefosuri per vdekje tahiri
    gjate gjykimit,
    e sigurte eshte qe
    Dhjaksi Narciz I zhym der ne fyt (Shkelqesia e tij e. r hohoho)
    u gezu kot fare…
    po. f a aaa r e, tha.
    LALA Modh
    i kap rriqnat e
    Fryme me gjak shqiptari
    per 25 vite rresht,
    me qerre…
    Hehehe.

  5. bushat me 21 janar ja mbajte zhelet rames ne dor se mos po i hynin ne byth rames,se e kishte te mesuar vetkenaqesin rama,tahirit ja ndizje koktelet molotov qe te digjte veturat e qytetarve,hesht bushat ose vazhdo e lepij bythen rames.ket monster me nenmonstrat e tjera pra ramen,tahirin,dosh e rosh e krijove ti,lubonja,muq nano,baton hagjiu,nazarkot dy vllezrit,mingjozi,artan coftir hogja i news 24,preq zogaj,ngjela,vangjeli,mero qerros baze,anila basha,rudin gjungla,ilva bythqir selam tare,etj,etj.

  6. Respekt meritojne vetem aleatet gjigande te kombit shqiptar SHBA dhe BE .Reforma e vettingut do spastroje korrupsionin ne politike ,gjyqesor.ekonomi dhe media.

      1. Cfare ke kunder aleateve tane SHBA mor mbeturine sllavo greko turke .Ata jane garant te shtetit ligjor qe do vendoset per shqiptaret.

  7. Ne fakt simboli i qeverise rilindjes nuk eshte Rama, por Tahiri. Ne mbreterimin gadi 4 vjecar te Tahirit si minister i brendeshem u thyen gjithe rekordet europiane te eksportit droges. Shqiperia mori vendin e pare ne eksportin e droges (deklaruar nga Bordi Nderkombetar i Narkotikeve). Sasi me ton kapeshin neper vende tjera, por kurre ne Shqiperi. Kushdo me dy pare mend e kuptonte qe qeveria (direkt Tahiri si minister i brendeshem) qendronte pas ketij eksporti kolosal droge. Der kur erdhi casti i pergjimeve ne Itali te grupit Habilajve e doli Saje qorri personazhi kryesor i bisedave te tyre. Doli pastaj qe Saja atyre u kish shitur makinen, por qe e perdorte familjarisht edhe pas shitjes(!)
    Atehere plasi skandali se ketu ne Shqiperi, Saja kishte epitetin “ministri me i suksesshem”. Duhej mbrojtur Saja (d.m.th. pushteti droges) se prej atij eksporti droge u blene zgjedhjet, mbahet ne kembe ky pushtet.
    Dhe e mbrojti Rilindja ate Saje qorrin shefin real te ketij pushteti te trafikut droges, nuk ja hoqi imunitetin e nuk ja dorezoi drejtesise. Por…Europa nuk mund te pranonte bllokim te drejtesise me imunitete qesharake, aq me shume kur kjo qeveri e Sajes po i ngopte me trafik droge. Sado qe Rama pas zgjedhjeve nuk e mori Sajen ne qeveri por e la ne fund te salles parlamentit, prap Saja eshte e mbetet simboli real i ketij pushteti.
    Pushtet qe ne 5 vite ka vetem dy arritje : 1 – Varferim te shqiptareve 2 – Rekord ne eksport droge
    Ne keto 2 arritje per te paren ka merite Rama, per te dyten eshte pergjegjes direkt Saja.

  8. Me pelqeu qe ish ministri Tahiri hoqi dore nga imuniteti i tij si deputet. Mund ta kishte bere me perpara, megjithate me mire vone se kurre. Do ishte mire qe deputetet tane te benin nje ligj qe imuniteti i tyre te hiqej para drejtesise. Nuk besoj se do ta bejne, por mua do me pelqente te enderoja. Prokuroria ka nje barre te madhe do te thoja shume te madhe, uroj qe te bejne kthesen aq te deshiruar nga shqiptaret. Te mbeshtesim prokurorine dhe gjykatat. Le ti japim nje shans e ti besojme! Le te besojme se midis tyre ka dhe njerez me vlera qytetare. Njerez jini vigjilent!

    1. Zgjou Astrit e mos vazhdo të shikosh ëndra se nuk ka pushtet gjyqësor të pavarur tek ne atë e ka në dorë vetëm edvin droga hë për hë.

  9. Po Taho aty ishte,pse nuk u ndje me perpara per keta superhajdute?Edhe Robiespierin ,tmerresisht te pa korruptuar ja hoqen koken ne gijotine shoket e tij.Mjer ai qe ka hall,se per keta populli eshte i vdekur.Taho te hengri bytha vete dhe tani kruaje vete prap.

  10. Po pse nuk e dha o injorante dorheqjen qe kur e denoncoi -Dritan Zagani ky palo ish minister per lidhjet me trafikantet e droges ,pse nuk e dha dorheqjen kur grupi i Habilajve u kap nga policija italiane ku ne pergjimet e tyre dilte dhe emri i SAJES-,pse nuk e dha dorheqjen kur dhe opozita e kerkonte dita dites dhe heqjen e mandatit te deputetit???.Kjo eshte nje dileme e madhe dhe nje skenar i pergatitur mire ne zyrat e -edvin -drogaxhiut –sebashku me prokurorine e kapur prej tij .-Qe ja e dorzoi mandatin per ti hapur rruge drejtesise dhe pastaj prokuroria ta nxjerre te pafajshem ,te pa implikuar me trafikantet etj .Po e harron -Tahiri–kur vinte ne fshatrat e lumit te Vlores naten i shoqeruar me police per te inspektuar parcelat e hashashit .DHper kete flasin dhjetra deshmitare qe kane punuar neper ato fshatra ne vjeljen e hashashit .DHe kur e degjuan sot peshperitnin -sa i pa skrupullt qenka ky njeri per genjeshtra-.

  11. Tahir,lluku-lluku barbashta.Te kujtohet Meta me defter ne dore se si i merrte paret…nje nate perpara se Gjykata te vendoste per kete batakci politike ,Saliu ishte per darke tek Znj.Monika e cila gatoi nje recete te vecante me kerpudha dhe me nje vere (kushedi sa mijra euro bente) per Z.Sali.Te nesermen Gjykata vendosi qe ceshtja eshte nul ,pra Meta ishte i paster,biles baba Taku me canten plot me euro tha”sovrani foli”.Kaq dhe behesh President.Tahiri eshte objekt dhe subjekt i vetes se tij,tamam material per kazanet e plehrave.Kush e ka rradhen per President? Pyesni baba Takun se e njeh mire Sovranin

  12. Dy gazetaret opinioniste te Lapsi.com zbuluan fytyren e vertete te “objektivitetit” te tyre ne emisdionin e Ylli Rakipit,ne te cilin ata me kembengulje insitonin te merrnin rolin e prokurorit duke akuzuar e sulmuar ne duet Saimir Tahirin.Shkulani me surrat te nujeriut parahistorik i cili minimizonte vrasjen e kater njerezeve te pafajshem me 21 Janar ne Bulevard,duke kerkuar nga gazetari i9 tij Mahmutaj te tregonte te verteten se u plagos nga plumbat e gardes,mbreme bente rolin e prokurorit madje te prokuroreve te regjimit te Enver Hoxhes.Ne kete emision Bushati dhe Shkulani dolen lakuriq si militatante me ekstrem te Salihut dhe Lulit.Pa marre parasysh fajesine apo pafajsine tahiri u perball me guxim dhe ua mbylli shpesh gojen me m.t ketyre dy matrapazeve ,gazetareve prokurore .Ne fakt Tahiri nuk eshte akuzuar per vrasje as hajni si padronet e dyshes se Lapsit.Policia nuk vrau si ne kohen e Berishes e Bashes.Tahiri u ka dhiejr ne goje Berishes e Bashes ,ketyre gazetareve prokurore dhe gjithe autoparlanteve te Shqupit duke bere veprimin e duhur te cilin nuk pati guxim ta beje as Berisha as Basha kur vrane e vodhen me te madhe.

  13. Ja nje koment qe ja vlen! Do te vije edhe dita per Bushatin dhe Shkullakun! Bjerin e financon Basha tjetri Argita! Do te dale nje dite se si jane paguar keta bythqire!

    1. Shume dakort me I Pa Emer 2! Ketu ka analiste te paguar nga Basha e Argita ka dhe analiste te pa varur qe nuk paguhen askund. Tjere qe paguhen nga Rama a Velia mos i shkoje mendja njeriu te kerkoje se nuk ka asnje te vetem.

  14. Zoti Ibsen Elezi ,
    Fjala jote ne kuvendin e PD , sjell nder mend vitet 90.
    Ashtu flitej neper tribuna. Ishim pa bukè por plot shpresè dhe entuziazem . Ajo çfare shohim sot ne PD dhe ne vendin tone, eshte zhgenjim; Fruti i manipolimit.
    Shqiptaret munden te “gabojnè” ne zgjedhjen e perfaqèsuesve , por demokracia qe funksionon mire, korigjon gjithnje “gabimet”.
    Manipolimi eshte shkatrrimi i shpreses. Bashkèjetuam 75 vjet me lider te imponuar ; Enverin e zgjodhen armiqet tane te betuar , Serbo-Malazezèt. Diktatori zgjodhi Ramiz Alin. Nxenesi i Enverit na la te dera Fatos Nanon dhe Sali Berishen .Doktorri me djallèzi zgjodhi Luzim Bashen ne krye te PD .Sot Basha manipolon zgjedhjet me servilet e tije, ashtu si Rama . Kur te lodhet Basha si Berisha ,perseri do te gjendet nje tjeter sherbetor per sistemin!

    Zoti Ibsen, ju ne te drejten dhe me zemer folet per meritokraci e moral; po me guxim treguat se ndryshimi sot nuk pritet nga elitat e “vdekura”,si ajo ne PD .
    Drejtesinè nuk e sjellin ata njerèz qe e shkelmuan .
    Kur mbushet vendi me drogè e korrupsion, varferia sundon me dorè te hekurt .Kur pergjegjesit kalojnè siper skandaleve me justifikime, atèherè po na skonsiderojnè .Dhe nuk eshte e mjaftueshme te tregojnè se dinjiteti i tyre eshte shuar . Ata (politikanèt) edhe po te duan sot, askurrè nuk munden te ndryshojnè sepse pesha e korrupsionit i ka bere rrafsh me tokè, dhe per mos rènè ne “gropen e zezè” jane ç’veshur nga çdo virtyt.
    Partit politike; PD,LSI ,PS, prej vitesh vuajnè nga kanceri i drogès dhe i korrupsionit.
    Kur ju zoti Ibsen ,denoncuat Paloken per makinen me vlere 150 mije euro , o tjetrin me vilè luksoze 450 mije euro, ne mendje kam se Basha eshte kryetari i tyre, dhe si rregull nèpunèsi pothuajse kurre nuk ja kalon shefit, as nxenèsi dembel profesorit .
    Kur mohohet liria e zgjedhjeve ,vjedhen tendrat.Kur shembet teatri o pallati, vjedhet toka dhe pastrohen parat e korrupsionit/krimit ,keshtu shumè-fishohen vlerat monetare, por edhe xhepat e popullit varferohen kur paguhen 14,5 milion euro ne emer te vjehrrit . Kur Basha eshte akuzuar per 220 milion euro korrupsion, dhe i ka shpetuar drejtesisè me rraporta mjeksore. Njerèzit pyesin; Cfare kuptimit ka fjala moral ne PD ? Ata munden te akuzojnè Ramen, se po ruan Balilin, si te tjeret per drogè e korrupsion .Por punet e pista i kane bere vet Basha dhe Berisha . Akuzave, se Rama ka 200 milion euro te investuara ne kompani offshore (sipas OSBE).KM del e ja fishkullon me rradhè skandaleve nga“Lazarati”,CEZ e deri te “piramidat” etj .Eshte kjo skena shqiptare ku luhet teater tash 27 vjet, dhe gjithenje duan te na fusin ne film per te luajtur rrolet e budallenjeve!

    Nuk eshte rastèsi zhgenjimi per ate qe shpresuan te Sali Berisha dhe Lulzim Basha, kur benin teater me “çadren liria”, derisa Rama dhe Meta aprovuan amnistin ne parlament per ti shpetuar drejtesisè. Pikèrisht skandalet qe rendojnè sa mali mbi shpatullat e politikes. Veprim ky i kordinuar mes parlamentareve dhe presidentit Nishani; sa antikushtetuese, aq tallje e poshterim ndaj popullit te varfer .Zakonisht faqet e zeze ne histori jane si keto te politikes postkomuniste !! Edhe per mè skeptiket rasti ka demostruar se politika e korruptuar bashkèpunon. Dhe para se gjithash per ti shpetuar burgut, per rrjedhoje shpetojne edhe miliarda dollare/euro te vjedhura!

    Sot eshte prishur ekuilibri, valet e detit kane nxjerr ne breg nje peshk, po kjo nuk do te thote se ka filluar “gjuetia” e peshkaqenève. ( Ajo nis kur njerezit e ndershem te marrin ne dore fatet e vendit).
    Tahiri eshte “çiraku”,sot zanatçit jane shume te frikesuar, sepse toka do te lekundet, dhe termeti shtate ballèsh do te trondisin themelet e politikes se kalbur .
    Mafia eshte e rrezikshme sa ideologjia komuniste!Varferia, droga dhe korrupsioni jane diktatura . Shqiptarit i duhen 40 mije vjet pune per te fituar 200 milion euro ,aqsa nje politikan i gjatè i ka te fshehura neper banka! Ne ketè pikè, ç’kuptim paska konkurrenca, o ekzistenca kur fatet e jetes vendosen nga kater persona ,edhe per qindra breza qe do te lindin?!
    Sistemi i vjedhjeve rendon mbi kurrizin e shqiptareve aqsa shpresa per lumturi duket si e vdekur. Atehere eshte e kote me u ngop me lugen bosh, kur rregjimi i sherben kater politikaneve dhe kater-pese oligarkeve me grupet e tyre, te cilet pasurohen me djersen dhe gjakun e shqiptareve. Thuhet se ndonjeher edhe durimi ka kufi !
    Shitet o falet deti ,abuzohet nga qeveria Rama-Meta per 850 milion dollare (KLSH,2017) ,por fatkeqesisht kjo eshte berè normalitet per “opoziten” e cila ferkon duart duke pritur rradhen e qeverisjes ,(vjedhjeve) !
    Per keto arsye, sot jemi akoma ne udhekryq mes lindjes dhe prendimit,edhe kjo eshte per fajin e politikes dhe jo te shqiptareve. Neper vite e prishen endrren; “E duam Shqiperinè si gjithè Europa”,sot po tentojnè te vrasin shpresat .
    Jemi populli mè proamerikane ne bote , por ambasadori i SHBA sulmohet ashper nga PD . Duam te shkojme ne Europe, dhe ambasadorja BE akuzohet me shpifje nga me te ultat po nga PD. Qeveria shpif nepermjet mediave kunder zotit Gunther Krichbaum ,edhe ne OKB, Edi Rama voton kunder SHBA dhe pro Turqisè ,etj! Ja si ndodh; kasta punon e bashkuar kunder shqiptareve.

    Dhe gjithçka çfaqet ne politikè , eshte se frika e burgut i ka çoroditur jashtè masès.

    Reforma e SHBA per drejtesinè, po shkruan historine tone Europiane. Amerika dhe Europa po ushtrojne presion ndaj korrupsionit politikè si pengesa kryesore per zhvillimin e Shqiperise.
    E ardhmja e demokracise kerkon bashkim rreth projektit Amerikan. Sot eshte jetsore; sepse po themelohet shteti demokratik funksional!

    Zoti Ibsen; protestat e Kukesit treguan se bashkimi e ben fuqin ,se shqiptaret munden e duhen te bashkohen per te mbrojtur drejtesinè, rrugen e kombit tone drejt Europes!
    Ashtu si Ju e ngritet zerin ne pallatet e politikes te veshura me hipokrizi ,ashtu zeri i shqiptarit duhet te jehojè deri ne kupen e qiellit per liri e zhvillim ! Nuk ka forcè, as presion qe e banè zap deshiren e nje populli kur ai vendos per drejtesi!

    Zef Begeja ,

    Michigan, me 7 /5/ 2018

    1. O Begej !
      Do të ndalem vetëm tek një krahasim i pakrahasueshëm midis Ramës apo Tahirit, me Bashën që bën ti duke e cilësuar këtë të fundit më negativin.
      Politikanët vlerësohen për kauzat e tyre politike e punët e bëra e jo për ato çfarë janë akuzuar politikisht nga “kundërshtarët politikë”, në këtë rast majtistët e llojit shqiptar.
      Më së pari duhet ti bëje pyetjen vetes, se për cilën kauzë lufton partia socialiste shqiptare që veç ndroi emrin nga ish PPSH e për çfarë kauze luftoi PD si e para parti opozitare ndaj PPSH.
      PD duke ardhur në pushtet, zgjodhi si kryetar të Kuvendit në fillim Mandelën e Shqipërisë, shkrimtarin që përjetoi burgjet e diktaturës Pjetër Arbnori e pas 2005 kur rierdhi në pushtet, znj. Topalli, edhe kjo një politikane e ardhur nga shtresa e persekutuar e diktaturës enveriste.
      Cilin ka përzgjedhur PS sot si kryetar të Kuvendit ?
      Gramoz Ruçin, ish ministrin e fundit të sigurimit e ministër të mbrendshëm Fatmir Xhafën, një ish hetues i sigurimit.
      Ti përmend si fajin më të rëndë të Bashës, se ai paskej “vjedhur” 240 milionë euro të Rrugës së Kombit, një akuzë kjo e kundërshtarëve socialistë të ndërtimit të kësaj rruge.
      Nuk ka mundur prokuroria socialiste të gjejë asnjë prove se këto 240 milionë i paska përvetësuar Basha e këto para ju shtuan ndërtimit të rrugës me vendim të Këshillit të ministrave, meqe në tunelin e Kalimashit, ndërtuesit ndeshën në shtresa të buta që shembeshin.
      A janë bërë spekullime korruptive nga firmat ndërtuese në ndërtimin e kësaj rruge ?
      Edhe mundet, por çuditërisht prokuroria socialiste nuk u mor me shkeljet e mundëshme të biznesmenëve ndërtues, por me Bashën.
      Por Rruga e Kombit u ndërtua mbrenda 2 viteve e do të ishte e tepërt të zgjatem për rëndësine e saj ekonomike e patriotike.
      Paratë që u harxhuan për ndërtimin e Rrugës së Kombit, lehtësisht duke kaluar në këtë rrugë mund ti gjesh në ate çfarë ështe ndërtuar.
      Çfarë ka ndërtuar në pesë vite qeveria Rama ?
      E vetmja “vepër” me përmasa të mëdha kombëtare e ndërkombëtare, ishte kanabizimi i gjithë Shqipërisë, e trafiku rekord i tij në Europë. Nëse për rrugën qenkan harxhuar disa miliona më shumë, ajo sëpaku u ndërtua.
      Po ku kanë shkuar miliardat e eurove që u fituan nga trafiqet e drogës ?
      Asnjë qindarkë për investime publike por veç për blerje votash e ndërtime private kullash për larje e pastrim parashë të pista.
      Pra krahasimet duhen bërë mbi realitete konkrete të përceptuara nga çdo shqiptar që i ka trutë funksionale, e jo mbi akuza të sajuara politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu