• |
ide | kryesore

Parlamenti/ Opozita do të protestojë për Tahirin e lirë dhe kuksianët e burgosur

Arkiva



Opozita do të rikthehet sot në Parlament ku ka paralajmëruar një seancë jo normale. Për aq kohë sa ish-ministri i Brendshëm vijon të jetë i lirë dhe ndjek seancat parlamentare dhe gjithashtu katër nga protestuesit e Rrugës së Kombit mbahen në burg, opozitarët i mbeten protestës ose bojkotit në parlament.

Një nga vendimet që është marrë parashikon që asnjë deputet i mazhorancës të mos lejohet të flasë në foltoren e parlamentit. Lulzim Basha ka paralajmëruar zhvillime të forta këtë muaj, por mbetet përo t’u parë nëse kjo ka qenë një deklaratë për të mbajtur të karikuar deputetët e opoozitës, apo Basha ka pasur vërtet informacion për ngjarje të rëndësishme që mund të ndodhin.

Një gjë është e sigurtë, në orën 10:00 të gjithë deputetët në televizior, radio apo portale do të jenë duke ndjekur konferencën për shtyp të Saimir Tahirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *