• |
ide | kryesore

Patozi: Për shpirtërat që trazon dorëzimi i Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit



Mes ironisë, Astrit Patozi shprehet se nëse Saimir Tahiri ishte një peshk i vogël, atëherë i duhet uruar rrugë të mbarë gjuetisë së peshkaqenëve.

Patozi deklaron se dorëzimi i mandatit nga Tahiri trazon shpirtëra që kanë bërë prej kohësh gjumë të trazuar.

REAGIMI I ASTRIT PATOZIT: 
Shpirtrat që mund të ketë trazuar dorëzimi i Tahirit
Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!
Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij.
Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.
Të paktën nuk qëndron më alibia se mbrojtja e ish-ministrit me imunitet ishte një barrikadë e fortë për pandëshkueshmërinë.
Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë që mund të thotë apo tregojë vetë Tahiri gjatë hetimit të tij.
Më tepër se kaq, është djegia e një etape tjetër në një proces me sa duket të pakthyeshëm, dhe me shumë gjasë ky është shkaku se pse po përvëlon kaq shumë.
Është ai momenti, kur e ndjen se po të ngrihet niveli i ujit dhe ti e di që nuk mund të notosh, ngaqë t’i kanë lidhur duart.



4 Comments

  1. Shko mer rrote kari!!! E lidh patjeter me opoziten qe i ngeli bixha ne dorë???
    Tahiri do qante nese i vertitetiteshin prangat ne surrat. E beri njehere, e ben prape! E dime shume mire kush eshte Kryeprokurore tani, e lexojme qarte kush je ti! Drekat e darkat me Gramoz Ruçin nuk te bejne ironik, por bythqir ordiner…

  2. Edhe ti mo shpifanjoz duhet te kalosh ne veting i harrove shpifjet e fletushkes RD gjate kohes qe ishe kryeredaktor qe nuk ke lene njeri edhe te thjeshte pa marre neper goje

  3. PAT OSE QUR A GJEL DET I QIR STALINI ESHTE PATA PATOZI.DO ISHTE NE BURG TANI RAMA E TAHIRI PO MOS TE KISHTE NJERZ SI PATOZI,SELAMI,JOZEFINA,IMAMI ,MAO luu CE DUN E VLLAHUTINI.

  4. Gazetaruci Patozi kujton se politika njëlloj si Rama, bëhet me batuta e përdredhje frazash pa kuptim. Nuk po e mar vesh se për kë e ka frazën e fundit të këtoj shkrimi, për Tahirin apo për veten.
    Me frazën e fundit kur ai përshkruan “momentin” e një njeriu që po i ngrihet uji për ta mbytur e ai nuk bën dot asgjë se nuk di të notojë e mandej shton se ja kanë lidhur duartë, është tamam në llogjikën e psikopatit Rama apo mediokrit Tahiri.
    Patoz vëllai !
    As ty e as Tahirit nuk ja ka lidhur kush duartë po do të mbyteni se nuk dini të notoni.
    Tahiri e hëngri nga “familja” e tij e mafies së drogës pas së cilës ishte lidhur.
    Ti do ta “hash”, jo vetëm se nuk di të notosh, por se vazhdon të mashtrosh se dikush të ka lidhur duartë.
    Kërkove të bësh duel me Bashën, duke i kërkuar të largohet ai që të vish ti.
    Dil në fushë të burrave e bëj edhe ti partinë tënde si Spartak Ngjela apo Ben Blushi, e të shohim se sa do të ndjekin pas.
    Ju ushtarët pdistë të Lusë, nuk do ja dilni që të zgjidhni të parin, liderin e të pakënaqurve, sepse sejcili prej jush kërkon të behet gjel, gjeneral e nuk e pranoni pozicionin e ushtarit.
    Jeni bërë si ata injorantët enveristë që rahin gjoksin se na e kremë komunizmin e na o ta bëjmë edhe kapitalizmin.
    “Ne ishim krijuesit e PD” thotë veç teje edhe Imami e Selami.
    Po kështu thonë edhe socialistët ish punistë. Meqë ne apo baballarët tanë e kishim pushtetin për 47 vjet, duhet që ne ta kemi edhe për 100 vjet të tjera.
    Në të gjitha partitë e djathta europiane, por edhe të majta, kur zgjidhet një lider i ri në moshë e në formim politik, të vjetrit nuk i turen për ta baltosur, por e urojnë dhe e ndihmojnë ate që të çojë përpara kauzën politike të partisë së tyre. Ju si bajraktarë fshati, kërkoni ta mbani vetë flamurin e liderit deri në vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *