• |
ide | kryesore

Përballja me gazetarët, Tahiri plas ‘bombat’ sonte në mbrëmje

Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri nuk i ka thënë të gjitha në deklaratën e sotme, ku njoftoi vendimin e beftë për të dorëzuar mandatin e deputetit, një vendim që nuk e priste askush. Ish-ministri i Brendshëm do të flasë sonte në mbrëmje në emisionin ‘Të Paeksopozuarit’ në Top Channel, përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.  Tahiri pritet që të tregojë më shumë rreth misterit që fsheh vendimi i tij i papritur për të lënë mandatin, duke i hapur kështu rrugë Prokurorisë që ta arrestojë. A ka marrë Tahiri një garanci nga Edi Rama në këmbim të lënies së mandatit? A është prishur pakti i tij me Edi Ramën? Apo thjesht ish-ministri nuk i ka duruar dot më presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve? Për të gjitha këto pikëpyetje, Saimir Tahiri do të tregojë më shumë sonte në orën 21:00 në Top Channel.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Asgje ska per te thene. Do shaj politikisht Bashen dhe Berishen , Ilirin dhe Moniken, por Ramen se nxjerr ai, se Rama eshte shpresa e fundit. Do bej rolin e viktimes. Dhe ne fund do marri pozen e triumfuesit. Ka marr garanci qe do rri ne burg derisa te celen negociatat, jo me shume se 2 vjet. Eshte kosto fare e vogel ne krahasim me perfitimet.

  2. Fertele do e beje Adriatik Llallen, por edhe Lu-ne qe sulmoi Adriatikun. Pastaj Xhafen e gjore. Medet per mediat….

  3. dhe ku shkon te mutet ylli rakipi,andi bushati,e lubonja.pse me qfare para mbahet top chanek pos para prostitucioni,droge e kokaine.a nuk u mbyt drejtori i tch me nji femer ne bmv ,te cilen kurr nuk e permend rama e turp chanel.pas kapjes se klan .mbylljes se agon chanel dhe alsat nuk ka me tv te lira por ERTV E QELBESIRA TV:

  4. Asgje s’ka per te thene Sajme Qorri. Ça do thote, se ashtu e ka bisedue Ramen per keto 6 muaj? Per 6 muaj shkon e vjen ne Hene….. dhe fsheh dhe cfare ke pe te fshehur, keq per skenar e deklarata te lexuara para gazetareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *