• |
ide | kryesore

Tahiri la mandatin e deputetit, a do të kërkojë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin e tij?

Lajme, Të fundit



Pak minuta më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se ishte qytetar i lirë i gatshëm për të pritur të vërtetën dhe drejtësinë e tij para gjykatës.

Por çfarë do ndodhë me të? A do kërkojë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin? Fillimisht pritet që mandati i tij të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ duhet të pranojë dorëheqjen dhe të konstatojë përfundimin e mandatit për deputetin Saimir Tahiri. Pas kësaj, nëse prokuroria e vlerëson për një arrest të mundshëm të tij, atëherë mund të veprojë me “urdhër arrest” dhe më pas ky urdhër të vlerësohet nga gjykata.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda do ta thërras ish-ministrin e Brendshëm për një seancë pyetjesh. Pritet që Tahiri javën e ardhshme do të pyetjet për lëvizjet e tij në Greqi dhe në Itali me makinën që ua kishte shitur Habiljajve.



2 Comments

  1. Kush ta arrestoje?-Markoja-qe e zgjodhi -edvini-ne menyre jo kushtetuese ,ajo eshte -bythe e breke -bashke me qeverine -drogaxhinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *