• |
ide | kryesore

Ambasada Amerikane reagon me një FOTO për arrestimin e Arbër Çekajt

Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

Me anë të një fotoje të publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane përshëndet këtë arrestim dhe shkruan:  Bravo Gjermani, Bravo Shqipëri.

Fotoja është shumë domethënëse, pasi është zgjedhur një grep që kap një objekt, gjysëm banane dhe gjysëm peshk. Kujtojmë se Arbër Çekaj ishte pronari i kompanisë që kishte porositur bananet nga Kolumbia ku u gjetën të fshehura 613 kilogramë kokainë, ndërsa peshku përdoret prej dy vitesh si krahasim për kriminelët dhe të korruptuarit në Shqipëri.

Lajm i fundit/ Arrestohet në Gjermani, Arbër Çekaj i 613 kg kokainë

Vetë ambasadori amerikan, Donald Lu ka kërkuar prej kohësh arrestimin e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”. 

ambasada



3 Comments

  1. Per mendimin tim cdo arrestim kontrabandisti quhet cironke. Peshqit e Medhenj po Peshkaqenet Real dhe te rralle te hapesires Detare te Deteve Jon dhe Adriatik te territorin te Shqiperise jane Gjithe Kryeministrat paperjashtim dhe ndonje President. Pjese dermuese e Ministrave dhe Deputete deri dhe Kryetar Bashkie jane te llojit Octapod!?

  2. Jam plotesisht -Hokej-me komentin tend o-i pa emer–po vetem me nje sugjerim;-ministra ,deputete,kryetar bashkie etj nuk jane oktapode por –Piranja–qe po e kullufisin kete popull .

  3. E bukur edhe fotoja ilustruese nga oborri, sepse nga jashte nuk shihet asgje prej bunkerit te quajtur “ambasada amerikane”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *