• |
ide | kryesore

Partitë në Itali afat deri ditën e hënë për krijimin e qeverisë

Planet



Dy muaj pas zgjedhjeve të cilat rezultuan në një ngërç politik, presidenti italian Sergio Mattarella do t’i japë një shans të fundit partive politike për të krijuar një qeveri.

Teksa dy raundet e para të negociatave mes palëve nuk kanë patur sukses në nxjerrjen e vendit nga udhëkryqi, partitë kanë kohë deri të hënën për të gjetur gjuhën e përbashkët. Përndryshe, presidenti do të vendosë për hapin që do të ndiqet në vijim, me gjasa një qeveri tranzicionale.

Dy fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve, Matteo Salvini, udhëheqës i Legës dhe Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes 5 Yjet luftojnë të dy për postin e kryeministrit. Asnjëri nuk pranon t’i përulet kushteve të palës tjetër, gjë që rezulton në pamundësinë e zgjidhjes së këtij ngërçi, shkruajne mediat italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *