• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Turqi, kush është kandidati më ‘i rrezikshëm’ për Erdogan

Planet



Partia Republikane e Popullit (CHP), partia kryesore e opozitës në Turqi, zgjodhi sot deputetin Muharrem Ince për t’u përballur me kreun e shtetit, Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, që do të zhvillohen më 24 qershor.

“Me ndihmën e Zotit dhe vullnetin e kombit do të zgjidhem president më 24 qershor”,- u shpreh Ince gjatë një ceremonie në Ankara.

Orator energjik, Ince është shfaqur vitet e fundit si një prej kritikëve më të zjarrtë të Erdoganit.

Lideri i CHP-së, Kemal Kiliçdaroglu njoftoi muajin e kaluar se nuk do të ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale të thirrura nga Erdogan.

”Ne do të shkruajmë historinë”,- u shpreh ai përpara se të ftonte Ince në podium.

Gjatë fjalimit të parë si kandidat zyrtar i CHP-së, Ince u zotua për të qënë president i të gjithëve dhe i paanshëm nëse do të fitonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *