• |
ide | kryesore

Durrës, policia arreston sekserin. Premtonte punë në shtet kundrejt pagesës

Lajme, Të fundit



I premtonte se do t’i gjente punë shteti në Durrës kundrejt 300 mijë lekëve por e mashtroi.

Pas një hetimi tre mujor policia e Durrësit ndaloi sot Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me preçedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L.Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës” informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *