• |
ide | kryesore

Patozi: Këshillë për ata që e hëngrën nga fotoja e Enver Hoxhës

Lajme, Të fundit



“Unë jam gjithmonë kundër çdo lloj dhune, pavarësisht kush e ushtron dhe pavarësisht mbi kokën e kujt bie”. Kështu e nis një reagim të tij në Facebook, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi që shton se: “nëse duhet të zgjedh patjetër mes atyre që dalin të manifestojnë më 5 maj me fotografinë e Enver Hoxhës, dhe të tjerëve që u qëllojnë atyre me shkopinj, unë preferoj të dytët”.

“Sepse rastin e parë e konsideroj dhunë më të madhe, që i bëhet publikut shqiptar, kur ende nuk janë tharë plagët e diktaturës komuniste.

Kurse atyre që u lënduan, do t’u sugjeroja që herën tjetër kur të shkonin në Varrezat e Dëshmorëve të mbanin në duar portretin e Edi Ramës, dhe do ta kishin më të lehtë.

Edhe mesazhin që donin të përcillnin do ta kishin dhënë njësoj, por edhe do t’i kursenin vetes drurin” – e mbyll Patozi. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. O daku ,sa shpejt i harrove 1600 votat e komunisteve qe ndihmuan shqupin te fitonte bashkine e Tiranes ne 2011.

    1. E para e punës ore mik, ti mashtron kur thua se je “antiharesa”, sepse paske haruar se nuk ishte “SHQUP-i” godina nga ku buruan krimet e diktaturës enveriste, por është KQ i PPSH e komitetet e PPSH në rrethe e degët e mbrendëshme të rretheve ku e kishte selinë ish Sigurimi kriminal i Hoxhës, që masakruan me qindra mijë shqiptarë.
      PS nuk ishte ndonjë parti e re që u kriua në fillim vitet 90, por ishte ish PPSH që pati po të njejtat struktura e po të njejtin “elektorat” si puna tënde e ndroi veç emrin, kurse PD u krijua si një parti e re antikomuniste.
      Së dyti haron se ishte PD ajo që kur erdhi në pushtet, i nxorri jashtë ligjit partiçkat enveriste apo komuniste, e ishte PS kur rierdhi në pushtet me dhunën bollshevike të kallashnikovëve në 97-tën, i ligjëroi si parti politike.
      Së treti, nëse enveristët paskan votuar kundër kundër Ramës si kryebashiak i Tiranës, kjo nuk do të thotë se këtë e kanë bërë ngaqë ishin “aleatë e të dashuruar” me PD, përkundrazi PD e konsideronin dhe e konsiderojnë si “armikun” e tyre të betuar, që hoqi zvarë në rrugët e Tiranës bustin e idhullit të tyre, Enverin.
      I vetmi “argument” i kriminelëve për tu shfajsuar për krimet e tyre, është të këpusin dënglat se edhe antikomunistët janë si ne.

  2. Fotoja e Ramës në formë hajmalie u shkon për shtat të gjithë tifozëve të çmendur të ER – Verit ose Edverit, si t’ju pëlqejë, por që të keni suksesin e dështimit të garantuar duhet ta shoqëroni me drogë cilësore kryeministrore të llojit Kokainë. Kjo do t’ju bënte çakërqejf e do të hidheshit përpjetë nga Llumturia ku keni rënë.

    1. “Dixi”,me shume do Tu shkonte foto e Lulit te vocerr,pasi Ai eshte kopjo si Enveri I ri,kurse që I ngjan nga huqet pastaj duhet foto e Berishes,pasi Ai Sa qe në pushtet perdori te njejtat metoda qe perdorte edhe Enveri me ndryshimin qe Enveri luftonte kundershtaret në emer të popullit kurse Berisha në emer të antikomunizmit….

  3. Po rrihen pleqte o te rrjedhur..edhe te pjerdh nga mend nuk rrihen..mendoni tu rrahin baballaret pse kane qene a jane komunista..cubat tane..turp..e ketu ska lidhje politika..se se kthen me njeri komunizmin ne shqiperi ,as keta dhjete veta..me vjen turp

    1. Kafe e hidhur ,ke te drejte kjo eshte nje qelbsinllik nga keta legend.Patoz gangsteri ,jam larg i ikur 28 vjet me ambasadat por n q s plakut tim do i vinit dore ty te parin do te thyeja kockat dhe ska kapter dhe shtet qe te mbron or legen .Shiko pasqyren dhe te tregon sade karrakterin or bythqi kavaje.

      1. Çfarë do të bëje ti o “tirons i vjetër” meqe qenke emigrant, nëse je në Gjermani apo Itali, e yt atë që të vjen mysafir del në rrugë me portretet e Hitlerit apo Musolinit e për këtë ha një dajak të mirë nga gjermanët e italianët ?

  4. po pse o patoz , me foto te enverit do te vi komunizmi ne shqiperi, ne itali aleksandra musolini ka qene deputete dhe ka bindje fashiste, pra kjo eshte demokracia. ti ne shqiperi ke parti komuniste pse nuk e nxjer jashte ligjit, apo ste pierth njeri. ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *