• |
ide | kryesore

A do të kandidojë sërish Veliajn për kryebashkiak? Flet Edi Rama…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund çdo hamendësimi për kandidaturën e mazhorancës në zgjedhjet e ardhshme lokale, për qytetin e Tiranës.

Rama konfirmoi Veliajn edhe për një mandat të dytë.

Kryeministri Rama theksoi se bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, në mandatin tjetër qeverisës, do të behet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite duke siguruar për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës.

“Sëbashku me projektet e qeverisë për Tiranën sëbashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite sëbashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës”, theksoi Rama në fjalën e tij në Bulevardin e Ri, ku po punohet për hapjen e segmentit të dytë.



7 Comments

  1. Normale qe me Veliajn do mbahesh tani. Me kete imazh te rrenuar qe ke nuk te nxjerr mbi uje as Veliaj, i cili me lejet qe ka dhene me betonizimin e TR, daljen cdo ore vend e pa vend ne media, dhe pse ka mbjellur ndonje peme, eshte teresisht i konsumuar.
    Keti kalimet keshtu sikur ska ndodhur asgje vetem ti mund ti besh. Sqaro njehere pozicionin ne lidhje me ST, ishte bashkepunetori yt me i ngushte. I besove ministrine me te rendesishme, dhe e propogandove si min me te suksesshem.
    Tani qe doli nje trafikant i rendomte droge, mbase duhet te thuash 2 fjale. Dole garant per te para shqiptareve. Apo ST ne burg dhe TI akoma kryeminister. E tmerrshme ta mendosh. Nuk di si mund te funksionoj!!! Vetem ne Shqiperi mund te ndodh. Vetem ti mund ta besh.
    Po behesh kokeforte si Berisha. Por Berisha ishte trim i drejtperdrejt, mbante ngarkese. Kurse ti nje spurdhjak, qe je gati te shesesh gjithcka, per te ndenjur dhe nje ore me shume ne pushtet. Te gjithe e dine qe po pergatit EXIT, por sa ne shume e zgjat me shume kosto i shton vetes.

  2. Tmerr. Tmerr. Veliaj nuk i ka bere dem tiranes . Demin ja ka bere Rama se Rama eshte pas cdo vendimi por Veliaj eshte neveri per te qene model i femijeve tane. Eshte
    i neveritshem. Genjen duke buzeqeshur, mashtron e vjedh pa pike vrarje ndergjegjjeje. Nje delirant i rrezikshem. Makine mashtrimi . Me gjeni nje vend ne bote ku cdo tv e cdo portal detyrohet te jape kronikat e gatshne e false te kryetarit te bashkise. Veliaj eshte ngjarje e zeze per kete vend. Rama po i ben peshqesh shqiperise mallkimin e radhes. veliaj eshte lajm i zi sidomos per lirine e medias. Fundi do ti vije nga nderkombetaret pikerisht per kete. I atdhte sa me shpejt . Ne te kundert ky vend do zbrazet perfundimisht

    1. Vete e kane ne dore te protestojne…Po s’mesoi ky popull te protestoje, s’ka mesuar asgje nga demokracia…Perndryshe le te merren me llafe, ose te largohen!

  3. Keto qe bene ti jane akrobacira per te hequr mendjen nga Tahiri. Ngre ne qiell Veliajn per te harruar Tahirin. Dikur i fute ne sherr keta te dy, kush e kush mund te sherbente me shume. Por kanabizimi mbetet nje njolle e zeze ne historine e Shqiperise, skeme i ideuar organizuar dhe realizuar nga ty se pari. Nuk eshte rastesi, qe i gjithe llumi kriminal eshte reabilituar. Fitojne tenderat me te medhenj ne bashkite Durres Elbasan Fier. Nuk hiqje dot Elvis Roshin!! Je i lodhur, i kapur dhe i cfilitur ne marredhenie me krimin. Je totalisht ne ajer, nuk ke asnje kontakt me realitetin. Jeton ne boten tende, ne oborrin tend dhe nuk sheh qe po te vjen fundi shpejt

    1. Dhe une mendoj qe ke te drejte. Se ke do kandidoje ai per tiranen e di vetem ai. Ai nuk deklaroi emrin e veliajt. Ai hedh pufka mediatike tani qe habilajt ne itali e Arber Cekaj ne Gjermani po rrefehen te ustallaret.

  4. Pame bariun, qenin dhe dhente. Po mire mo si nuk doli nje nga ato delet aty, si me i/e zgjuara, dhe ti kujtonte atij qenit qe erdhi ne pushtet me ZERO ndertime?! Kaq popull “dele rude” ka ky vend!!! Thjesh i njerr para barin, dhe e pertypin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *