• |
ide | kryesore

Arrestimet e protestuesve në Rusi, reagojnë BE dhe aktivistë për të drejtat e njeriut

Lajme, Të fundit



Qeveritë ndërkombëtare dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë reaguar ndaj arrestimeve të protestuesve në Rusi që kundërshtuan mandatin e katërt të presidentit Vladimir Putin.

Arrestimet masive në gjithë Rusinë dhe brutaliteti me të cilin janë trajtuar protestuesit që po mbështesin opozitën e udhëhequr nga Alexei Navalny, bëri që shtetet e Evropës të reagojnë. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International tha se përfaqësuesit e saj panë grupin e njohur “Kozakët” që godisnin protestuesit me grushte ndërsa Policia vetëm po i shikonte dhe nuk po reagonte.

Pavel Chikov, kreu i shoqatës për të drejtat e njeriut Agora, tha për AFP se disa dhjetëra njerëz morën plagë, kryesisht hematoma, dhe disa prej tyre u kthyen te grupi i tij për ndihmë.

Mijëra protestues dje janë lënduar dhe shumë prej tyre arrestuar pasi dolën për të penguar inaugurimin e Putinit për mandatin e tij të katërt presidencial në Kremlin. Protesta ishte mbarëkombëtare dhe po mbahej në të gjitha qytetet e Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *