• |
ide | kryesore

Donald Lu në Portokalli, batutat me “Edi Ramën” për peshkun e madh

Pikante



Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Portokalli”. “Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Donald Lu, ndërsa shkëmbente batuta me aktorët e “Portokallisë”. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”, ndërkohë, publiku thërriste: “Peshku i Madh”.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.

Për më tepër lexoni batutat që kanë shkëmbyer në shfaqje, Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi e Donald Lu.

Rama: Po c’ ne erdhe se sikur të mbaroi licensa?

Lu: Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare

Berisha: Bashkohuni këtu që të mos e lëmë këtë, të na përcajë

Basha: Do vish këtej apo do shkosh andej

Monika Kryemadhi: Hajde këtej,

Rama: Hajde kursi i këmbimit, i japim një mandat deputeti

Basha: Hajde gjyqtar me timon anglez

Lu: Hajde burg, hajde burg!

Basha: Mos ma prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore!

Monika Kryemadhi: Mos ma preg tezgën se do fillojë dhuna me qetësi e dashuri

Rama: Po nuk di ca të bëj o xhaxhi!

Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit

Rama: Pse ca duan njerëzit

Publiku: DREJTËSI!

Lu i drejtohet Rames: Na doli mjekra duke pritur o burrë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *