• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë çifti i të fejuarve në Tiranë, grupi i të rinjve ngacmoi vajzën

Lajme, Të fundit



Një konflikt me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 27-vjeçar është plagosur po ashtu e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij. Të dy janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se sherri ka ndodhur në një studio tatuazhesh, dhe është shpallur në kërkim pronari i biznesit.

Gjithashtu mësohet se janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë shtetasit : H.N, Ç. Sh dhe F.P, tre autorët e plagosjes të çiftit në zonën e Unazës së Re. Sipas informacioneve mësohet se sherri ka nisur, pas një ngacmimi që kanë bërë të rinjtë të fejuarës së 27-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *