• |
ide | kryesore

Bie nga mullari me bar, humb jetën në spital i riu nga Librazhdi

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një fshat të Librazhdit. Një i riu, teksa punonte për të vënë një mullar me bar, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet B.GJ., 23 vjeç ndonëse u dërgua në spital, ndërroi jetë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 06.05.2018, në fshatin “Zabuzun” Njësia Administrative Steblevë, Librazhd, shtetasi B. Gj,23 vjeç, banues në fshatin Zabuzun, duke vënë një mullar bari aksidentalisht është rrëzuar.

Menjëherë është transportuar për në spitalin e Librazhdit, po për shkak të dëmtimeve që ka marrë ka ndërruar jetë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *