• |
ide | kryesore

Flet Gjiknuri: Çfarë do të ndodhë me tarifën në Rrugën e Kombit

Lajme, Të fundit



Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se vijojnë negociatat me firmën koncesionare të Rrugës së Komit për çështjen e tarifës. Në një intervistë për Real Story, Gjiknuri tha se negociatat janë ende aktive dhe se qeveria ka propozuar që transporti urban të ketë falas, por përdoruesit e automjeteve do të paguajnë një tarifë më pak se 5 euro për një kalim.

“Jemi duke negociuar një zgjidhje me koncesionarin. Kukësi ka një specifikë. Është një qark i izoluar dhe që nuk ka rrugë alternative. Jemi duke negociuar që transporti urban të jetë falas dhe që të kos ketë asnjë reflektim me rritje në çmimin e biletës. Kjo duke ditur që shtresat më të varfra zgjedhin transportin publik. Edhe për përdoruesit e automjeteve të zonës do të ketë tarifa të ulëta” – tha Gjiknuri. Pak kohë më parë u raportua se qeveria ka kërkuar që një kalim për një makinë të vogël të jetë 1.5 euro për rezidentët. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Kesaj i thote negociate ky?
    Jane te papare. Kujdesen qe pagesa te jete edhe ne EURO. Kuksi do shnderrohet ne ishull. Qe te shkosh per biznes apo turizem, duhet te llogarisesh dhe darovitjen e koncesionarit. Dhe pas kesaj dhe rruget e tjera. Ne fund leverdia ekonomike do jete e kundert me cfare shitet. Do te frenohet zhvillimi ekonomik dhe social nga frenimi/kufizimi, i levizjes. Dhomat e Tregetise ne gjithe Shqiperine, duhet te ishin te parat kunder. Rruget duhet te jene te lira. I bejne mire ekonomise.

  2. Z.Minister para se te flasim per tarifen, cfare u be me projektin 1 mld euro?!!! Mbase ato leke dalin dhe per mirembajtjen e rruges!!! Se ne presim superstrada. Te pakten keshtu na premtuat per zgjedhje. Apo dhe ate e mori era si cdo fjale e bukur, por bosh e kryeministrit!!
    E keni futur ekonomine ne kolaps, borxhin publik e keni cuar ne stratosfere, taksat nga te gjitha anet, dhe prape nuk po dilni mbi uje.
    Sepse fondet publike po thithen nga gropa juaj e korrupsionit, po i marrin klientet e kryeministrit, banditet e kriminelet. Po beni cirqe si e si ta zgjasnin dhe nje ore te qenit ne pushtet, por jeni totalisht te deshtuar, sepse i deshtuar ishte modeli. Hajni hajni dhe vetem hajni ishte kjo qeverisje.

  3. Ky po ky!! Kryevepra inxhinierike ka bere! Me inxhiniere qe s’dine ku duhen futur ujrat e zeza e ku behen kullimet e shkarkimet! Per te qare e per te qeshur inxhinieret ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *