• |
ide | kryesore

Humori në Portokalli/ Tri mesazhet e gabuara të Donald Lu

Arkiva, Kryesore

Shfaqja e Donald Lu-së në Portokalli, ndonëse e veshur shpesh me humorin e lirë që ky program hedh në treg, pati disa mesazhe të gabuara që mund të përputhen dhe mund të jenë fare pranë disa klisheve që janë ngulitur në mendjen e shqiptarëve, por që nuk përputhen aspak me një demokraci normale.

Mesazhi parë: Donald Lu (i vërteti) tha përpara aktorëve që luanin rolet e politikanëve kryesorë në vend, se ai nuk do të largohej edhe për disa muaj, sa të vendosej drejtësia në vend. Pra me këtë shpallje, ambasadori amerikan konfirmoi një nga akuzat më të forta të kritikëve të tij, të cilët dyshojnë se çështja e reformës në drejtësi është një aferë personale. Nënkuptimi i saj është: “Nëse Lu largohet, drejtësia mund të dështojë të bëjë punën e saj”.

Ndërkohë që qëndrimi zyrtar i Uashingtonit dhe i BE-së është tjetër, ai konsiton në idenë se Reforma në Drejtësi është një politikë institucionale e perëndimit dhe e aleatëve tanë, që nuk varet nga dëshirat apo vullneti personal i një diplomati. Ajo supozon që edhe nëse Donald Lu largohet dhe në Tiranë emërohet një ambassador tjetër, kursi i reformës në drejtësi do të jetë i pakthyeshëm. Në fakt me deklaratat në Portokalli, Donald Lu tregoi të kundërtën: sikur suksesi i asaj që ka nisur, varet domosdoshmërisht me emrin e tij.

Mesazhi i dytë: Ai ishte edhe më i frikshëm me thirrjet ekzaltuese në shqip: “Burg! Burg!”. Në asnjë vend tjetër, përpos një republike bananesh, nuk ka ambasador të huaj që t’i thur lavde qelisë. Kjo supozon sikur ndëshkueshmëria (aq shumë e kërkuar në këtë vend ku ka triumfuar pandëshkueshmëria)  është një qëllim në vetvete dhe jo një mjet për të vënë drejtësi. Ambasadori do të kish qenë më mirë të kish thërritur: “Drejtësi, drejtësi” dhe jo të jepte mesazhin se zemërimi i njerëzve qetësohet duke u hedhur turmave koka turku.

Mesazhi i tretë: Në një skenë të improvizuar si një treg pakice, ku shisnin mallrat e tyre skarco PD, LSI dhe PS, Donald Lu nuk arriti dot të mos tregonte në mënyrë të pavullnetshme preferencat e tij politike. Në një moment të shfaqjes ai i bëri thirrje kryeministrit Rama, i cili kalamendej të anonte nga politika e vjetër e Berishës, Bashës dhe Kryemadhit apo të shkonte nga amerikanët, që ai të renditej përkrah tij. Pra simbolika e kësaj mizanskene qe e qartë. Tre të parët janë nga ana e keqe e historisë, ata janë të damkosur si të “këqinj”, ndërsa Rama, kryeministri i vendit që u mboll me kanabis, shefi i parlamentit të mbushur me të fortë, pengu i oligarkëve dhe dhënësi i koncensioneve, miku i Erdoganit dhe mbrojtësi i Tahirit, kishte mundësi të luante ende anën e të “mirit”, atij që nuk e kishte humbur të drejtën të hipë në barkën e amerikanëve.

Kjo lëvizje e fundit, ndoshta e pavullnetshme, tregoi qartë se kë anë ka zgjedhur Donald Lu në politikën vendase: ai po përpiqet të shpëtojë kryeministrin mos dominohet nga e keqja.

Po t’i vësh këto tre mesazhe edhe në kontekstin e skeçit të përgjithshëm, ku Lu trajtohej si Lorenci i Arabisë që do t’i shpëtonte shqiptarët nga hallet që i kanë zënë  (shikoje poshtë të plotë), sidomos të pjesës ku rolin e ambasadorit e luante një aktor, mund të thuhet pa frikë se Portokallia dhe dje një mesazh të gabuar. Emisioni më i ndjekur i Top Channel tregoi edhe njëherë se mund të dijë të imitojë mimikën dhe zërat, por qëndron shumë larg kapjes së thelbit. Këtë herë, këtë gjë e bëri edhe me ndihmën e amerikanit Donald Lu.   

©Lapsi.al

Rama: Ti c’ne që erdhe prapë se ty sikur të mbaroi licenca, pse e
zgjate qëndrimin
Donald Lu: do iki edhe për pak muaj, por nuk iki pa vënë drejtësi në
tregun e madh të shoqërisë shqiptare

Berisha-Bashës e Kryemadhit: Bashkimi bën fuqinë, bashkoi të
mos e lëmë atë të na përcajë, të na prishë tregun
Lu, i drejtohet Ramës: Do shkosh andej apo do vish këtej
Berisha e Kryemadhi, Ramës: Hajde këtej
Rama: Hajde kursi i këmbimit, një i fortë i japim një mandat deputeti
pa mundësi imuniteti se kështu e la lezeti
Kryemadhi: lavazh truri në Jalë, me gjithë larje tapicerie
Basha: hajde gjyqtarë e prokurorë me timon anglez në krah të
kundërt
Berisha: Hajde llallë nga Adriatiku e freskët, Adriatik dhe llallë e
freskët
Lu: Hajde burg, hajde burg
Basha: Mos na e prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë
paqësore
Berisha: Mos u nxito, mos u gabo, dëgjo mos na prish tregun se do
të armatos cdo shqiptar që të bëjmë një luftë paqësore
Kryemadhi: Mos guxo të prekësh pasurinë se do të fillojë dhuna, kaq
po të them me qetësi dhe dashuri
Lu- Ramës; Po ti si e ke mendjen
Rama: Po nuk di si të bëj o xhaxhi
Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj si për Lulin, Doktorin dhe
Monikën, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit
Rama: Po pse ca duan njerëzit
Publiku në kor: Peshkun e madh
Lu: Na doli mjekra duke pritur o burrë

 

14 Comments

  1. Humor kinez… perziere me fshatarllek… duartrokitjet e stisura pa asnje kuptim dhe efekt… si cdo gje tjeter edhe Portokallia skarco

  2. E shihni pra ,keta gazetaret e Lapsit.com jane shume te menqur,jo vetem se ndajne leksione politikajve shqiptare keta marrin edhe rolin politikeberjes amerikane.Ndajne leksione edhe ambasadoreve.O Zot ani kush Bushati me njerun e shpelles Shkullakun.Me vjen te vjelle kur shikoj se si keta mije te talles perpiqen te gjene gabime ambasadorit te SHBA-ve ,madje marrin rolin e kontrollorit dhe perpiqen te bindin disa qindera lexues te portalit te tyre shperputhjen e qendrimeve te Lu-se me politiken e SHBA-ve.Keta te marre i japin veti te drejte te vleresojne gjerat te cilat as nuk i kuptojne fare.Une them se ka plotesisht te drejte Rama kur i quan keta e disa te tjere gazetare e analite kazani.Vetem kazani mund te nxjerre kesi byqym gazetaresh.Keta i bejne fllad veti dhe padroneve te cilet i ka rroke paniku dhe friga e burgut.Perpiqen te zbusin panikun e tyre me argumintin e vetekrijuar se gjoja Lu nuk eshte ne vijen e politikes se SHBA-ve .Mendesi e budallait.Po kush jeni ju te vleresoni Lu-ne dhe SHBA-te ,ju disa mercenare e piqiruke qe nuk ua vare askush per asgje ne kete bote madje as grate tuaja.

    1. Or ti që hiqesh si kuksian, rrezik me të sha babën nuk të vjen kaq keq sa të paska ardhë pse të shanë kinezin e koruptuar që vetëm ndonjë qorr dhe rilindasit nuk e shohin.

  3. Ky lu kush kujton se eshte, apo ka gjetur shatkrlatane qe drejtojne shqiperine dhe e genjen mendja qe mund ti fuse hundet kaq shume!

  4. Pse te iki nga Shqiperia Lu i vocerr? Ai ketu “ka gjetur Ameriken”! Guvernator e shkuar guvernatorit qe i thone “shendet” c’do pordhe me Peshq qe leshon. Tani shkon dhe ne Portokalli per gallate, fiks si paraardhesi i tij ai jevgu John Widhi III, e pse jo, nen shembullin e paraardhesit tjeter Josef Limprecht qafzorres do ti bjere ndonje infrakt nga overdoza e viagrave ne Lure ne preher te ndonje Zana Cele a Inis Gjoni ashtu si Lymit te ndjere…

  5. Kam menduar se ka gazetarë të mirë (relativisht) në “lapsi.al”! Tash më duket se qenkam gabuar rëndë. Sharlatan, ja çfarë janë këta. Po ky ishte vetëm humor dhe asgjë tjetër. Si duket ( shpresoj t’a kem gabim ) shoqëria shqiptare ka nevojë fiziologjike ( lexo: patologjike) për teori konspiracioni, dhe për këtë i “ushqejnë” mirë quazi gazetarë dhe portale koti, e këto janë me shumicë në gjuhën shqipe.

  6. Shqipëtarët janë në gjëndje shumë të vështirë.Këtu na pruri veprimtaria e të gjithë klasës politiko-mafize të të gjithë periudhës së tranzicionit.Kjo gjëndje e jashtëzakonshme, kërkon masa të jashtëzakonshme që “me qetësi dhe dashuri” 😍 ti hyjë plugu, të marë oksigjen dhe të pastrohet kjo tokë e lashtë europiane nga barërat e këqija të të gjitha llojeve të politikës e korupsionit që po i zënë frymën .
    Të mos I tregojmë Us-tait, se ku i ka hallatet.😜
    Për ne🇦🇱, Zoti në qiell dhe🇺🇸 (😘), në Tokë.😀👍🏻

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu