• |
ide | kryesore

Iluzioni optik që po çmend internetin/ Vetëm mendjet “e pista” shohin një femër lakuriq

Stil



Përdoruesit e rrjetit social Imgur kanë ngelur me gojë hapur nga kjo foto që po qarkullon me shpejtësi në formën e sfide iluzioni optik.

Imazhi tregon peizazhin nga një dritare e hapur. Bimë, syzë, mace, një gotë, perde… janë disa nga gjërat që dallohen menjëherë, por ka diçka që ka tërhequr një pjesë të madhe të komentuesve. Ata shohin një grua lakuriq mes maces dhe tendës.

Përveç kësaj, një palë çorape të varura ngatërrohen me këmbët e femrës. Shumë thonë se është e pamundur të mos shohësh aty një femër nudo.

Një prej komentuesve shkruan: “Ok. Nuk jam fizikisht i aftë të shoh atë femër. Kjo po më vret nga brenda”.

Një tjetër i përgjigjet: “Sa më shumë e shoh, aq më shumë ngatërrohem në kokën time”.

Në një tjetër koment shkruhet: “Unë mund të shoh edhe përtej saj, por truri im, nuk e pranon që nuk bëhet fjalë për një femër lakuriq”.

Një tjetër përgjigjet: “Oh, e kuptova! Duket një pemë, tenda, macja, xhami dhe çorapet, por mes tyre është futur edhe një femër…” ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *