• |
ide | kryesore

‘Plaza’ nuk është shitur te kinezët, Behar Male: E kërkojnë francezët dhe amerikanët

Lajme, Të fundit



Pasditen e së dielës qarkulloi furishëm në media, lajmi se hoteli me 5 yje në qendër të Tiranës, “The Plaza Tirana” është shitur tek një kompani kineze për shumën e 110 milionë eurove. Departamenti i antikorrupsion në PD, hodhi dyshime se pas kompanisë kineze në te vertete qendron biznesmeni Gaz Demi dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Pra sipas PD, tashmë hotel Plaza është blerë nga vetë Edi Rama. Opinion.al u interesua të mësojë më shumë dhe pyeti palën tjetër. Përmes një email të dërguar në adresën zyrtare të hotel Plazës, morën përgjigje nga njëri prej dy aksioneve të këtij hoteli.

Në reagimin që mbërriti në redaksinë e opinion.al nga biznesmeni Behar Male, thuhet: “Lidhur me informacionin e shpërndarë në media mbi shitjen e Plazës, sqarojmë se nuk është i vertetë dhe për më tepër nuk jemi kontaktuar nga asnjë kompani kineze”.

Sakaq, z. Male shprehet: “Eshtë e vertetë se në hotelin tonë flenë një numur i konsiderueshëm kinezesh por kjo s’ka lidhje me shitjen e hotelit”.

Sipas tij, shprehje interesi për Plazën ka pasur kryesisht nga kompani amerikane, franceze, etj.
Kësisoj, “The Plaza Tirana” vazhdon të jetë në pronësi të dy kompanive shqiptare “Agna Group” me themelues Vasil Naçin dhe TID me themelues Behar Malen./opinion.al



5 Comments

  1. Po ju na cate zallin e bythes me kinezet, Ramen , Olsin, 110 milion$
    Kush i fabrikoi ato lajme!? Dhe reagoni poshtersisht kur ju etiketojne kazani mediatik.
    Ju mendoni se te gjithe jane sociopate si ari, Stalini dhe sec jane disa te mbytur ne mutin apo llumin e Meros…………

  2. Hahahhaha. Po gjermanet jane te interesuar. Me thane qe kane nje oferte nja 200 mln eu. Por i duket pak Olsit.

  3. Cte shkruaj.. ???
    Nuk di ??

    Pak rendesi ka qe u pergenjeshtrua lajmi… Helmin e Hodhi Berisha me teorine e tij per Ramen (e vogel)..
    Dihet shume mire se me shume le mbresa nje lajm i keq, scoop qe krijon tronditje ne opinionin publik se sa pergenjeshtrimit i atij lajmi.

    Ne mendjen e shqiptareve u ngulit tashme se OLSI RAMA PO PASTRON PARATE E DROGES ME KINEZET… pak rendesi ka se kjo historia e Plazzes eshte e vertete apo jo..

    Mos hyfsh ne gojen e KAZANIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *