• |
ide | kryesore

Sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vettingut/ Sa policë janë gati?

Lajme, Të fundit



Sipas zv.ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, 95% e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët e vettingut për Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA-në.

Dita e sotme, 7 maji, është afati i fundit i dorëzimit të këtyre formularëve.

Në një intervistë për “News 24”, Hodaj u shpreh se zyrat e asistencës për dorëzimin e këtyre formularëve kanë qëndruar hapur dhe në fundjavë dhe procesi është mbyllur më herët. Qarqet që kanë mbyllur më herët procesin janë Korça dhe Berati. Ndërkohë në Tiranë vijojnë ende dorëzimet.

Në lidhje me personat që nuk kanë dorëzuar formularët brenda datës 7 maj dhe nuk kanë dorëzuar më herët dorëheqjen ata do të përjashtohen nga policia.

Në lidhje me procesin e vettingut, Hodaj theksoi se gabimet materiale nuk do i penalizojnë efektivët e policisë. Në rast se në formularët e vettingut punonjësit e policisë deklarojnë se kanë shkelur ligjin si për shembull, kanë kaluar në mënyre të paligjshme kufirin apo kanë punuar pa kontratë në një vend pune, rasti i tyre do të vlerësohet nga komisioni.



1 Comment

  1. Tani ka ardh rradha komunales per vetting. Po politikanet si njerezit me te varfer, do i behet vettingu?!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *