• |
ide | kryesore

Tabaku: 8 deputetëve holandezë u kërkuam hapjen e negociatave

Lajme



Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar pas takimit me 8 deputetët “faktembledhës” të Holandës se opozita u ka kërkuar që shteti i tyre të miratojë hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

“Opozita mbështeti hapjen e negociatave dhe u kërkoi që ata të bëjnë të njëjtën gjë në parlamentin e tyre. Ata kanë shqetësime që janë shprehur edhe në raportet e Policisë holandeze, por synimi ynë ka qenë që këto çështje të monitorohen dhe të ndiqen nga afër.

Qëndrimi ynë ishte unanim për hapjen e negociatave. Ata kishin shqetësim rritjen e krimit, rritjen e korrupsionit. Ne jemi optimistë, opozita do ta mbështesë këtë proces, të tjerat i takojnë qeverisë”, – ka deklaruar Jorida Tabaku pas takimit me 8 deputetët holandezë.

Këta të fundit do t’i raportojnë parlamentit të Holandës nëse Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *