• |
ide | kryesore

Arrestohet autori i plagosjes së 4 studentëve tek Presidenca

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së sotme të 4 studentëve të Politeknikut në Tiranë.

Ngjarja ndodhi përballë Presidencës, ku 4 persona u plagosën me thikë nga 20-vjeçari Henri Karaj me banim në Tiranë.

“Kapet dhe arrestohet në kohë rekod autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi : – Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë” – shkruhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi vazhdon me sqarimin se ky shtetas, paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje.

Aktualisht në spital ndodhen Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *