• |
ide | kryesore

Berisha rendit disa nga dosjet me të cilat Tahiri mban ‘peng’ Ramën

Lajme, Të fundit



Duke theksuar se Ministri i Brendshëm ka më shumë informacion se Kryeministri, kreu i SHISH dhe se Presidenti, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është skllav i informacioneve dhe dosjeve që Saimir Tahiri ka për të.

I ftuar në emisionin “360 gradë”, ish-kryeministri renditi disa ngjarje, të cilat sipas tij, inkriminojnë Edi Ramën dhe Tahiri ka informacion të detajuar për to.

Sali Berisha kujtoi dosjen e Xibrakës, Mark Frrokun, djalin e Luiza Xhuvanit dhe jo vetëm, ndërsa shtoi se Edi Rama është peng i Saimir Tahirit pasi ky i fundit di për Edi Ramën sa vetë kryeministri di për veten e tij.

“Mendoj se marrëdhëniet midis tyre janë tipike si ato të dy kockave mafioze, të cilat vënë në hipotekë për njëri tjetrin, kokat e tyre.

Edi Rama, skllav i informacioneve dhe dosjeve që Tahiri ka për të që nga dosja e Xibrakës, unë po të them këtu, jo vetëm që Olsi Rama ka kauar mbi 5 herë kufirin me makinën e drogës së grupit të Xibrakës, por ekzistojnë kilometra biseda mes Ramës e grupit, të cilat Tahiri i ka të gjitha. 

Tahiri di se kush e urdhëroi atë dhe kush i dha platformën e kanabizimit të Shqipërisë, ai di se kush i dërgonte valixhet me euro tek Edi Rama, se pse ai urdhëroi të fshihen urdhëri i intepolit për arrestin e Mark Frrokut, Tahiri di se kush i urdhëroi autoritetet shqiptare për ti hapur rrugë Arben Frrokut në Kroaci, Saimir Tahiri e di se kush urdhëroi lirimin e Bardhok Kllanës kur policia e ndaloi në Laprakë. Tahiri di për Edi Ramën, pothuaj sa di Edi Rama për veten e tij.

Tahiri e di se ç’bëri Edi Rama me superkillerin e Luiza Xhuvanit. 

Duhet të dini një gjë, në Shqipëri, njeriu që ka informacion të pakrahasueshëm është Ministri i Brendshëm, më shumë se kryeministri, se kreu i SHISH se Presidenti etj.” – u shpreh Sali Berisha.



4 Comments

  1. Nuk e di pse por tashme je bere i pabesueshem . E mira eshte te dalesh ne pension ti dhe soji yt i politikaneve qe te shpetoje ky popull i shumevuajtur .

  2. Ti xxx beso edvin Mashtrusin qe thote s’ka oligarke, une jam ne politike se j’u du shuuume, po sakrifikoj veten, familjen… Kur t’i hypi avionit per Moske, atehere do marresh vesh ti.
    Nuk po them qe ky qenefi qe po thote keto te sakta eshte me I mire, po them qe Ky sharlatani Vicidolit po thote fakte, kaq.
    Ti xxx etj. Lehes si ti, merrni ate buken e perditeshme qe j’u hedh Sharlatani mafioz edvin e vijoni lefni (Hones, se s’ju besojme as xhahilat),
    eh, ju te mjere dele te zgjebura, s’doni as pune, as buke, as Drita as…
    asgje s’kerkoni, vetem te lefni: – Tirania ‘edvin’
    wshte Rilindja qe duam, uhuhuh…burra vemje.

    Zoti j’u shpetofte nga vetja, o deeele lehese, Amin!

    1. Mua , ti dhe hajvaner si ty me marrin pleshtat . Une i kam qire ropt te gjithe politikaneve pa perjeshtim se te gjithe jane soj kurvash por sidomos ketyre kryeministrave . Ti po deshe te rrish i nenshtruar rri dhe besoji ketyre putanave. Bofsh qejf dhe mos u revolto per keto lloj speciesh .

  3. Ti xxx beso edvin Mashtrusin qe thote s’ka oligarke, une jam ne politike se j’u du shuuume, po sakrifikoj veten, familjen… Kur t’i hypi avionit per Moske, atehere do marresh vesh ti.
    Nuk po them qe ky qenefi qe po thote keto te sakta eshte me I mire, po them qe Ky sharlatani Vicidolit po thote fakte, kaq.
    Ti xxx etj. Lehes si ti, merrni ate buken e perditeshme qe j’u hedh Sharlatani mafioz edvin e vijoni lefni (Hones, se s’ju besojme as xhahilat),
    eh, ju te mjere dele te zgjebura, s’doni as pune, as buke, as Drita as…
    asgje s’kerkoni, vetem te lefni: – Tirania ‘edvin’
    wshte Rilindja qe duam, uhuhuh…burra vemje.

    Zoti j’u shpetofte nga vetja, o deeele lehese, Amin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *