• |
ide | kryesore

Grabitet prokuroria e Durrësit, persona të maskuar marrin dokumentet sekrete

Lajme, Të fundit



Persona të maskuar kanë sulmuar dhe grabitur prokurorinë e Durrësit. Raportohet se shënjestër e grabitjes kanë qenë materialet e klasifikuara që mbahen në postën sekrete të prokurorisë. Lapsi.al mësoi nga burime të prokurorisë se grabitja është kryer rreth orës 10:30 paraditen e sotme, në momentin kur postieri do të sillte materialet për prokurorët. Në momentin që ai bëhej gati të hynte në ambjentet e prokurorisë është sulmuar dhe dy persona të maskuar që e prisnin i kanë marrë dokumentat. Nuk dihet çfarë materialesh do të dorëzonte korrieri i prokurorisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *