• |
ide | kryesore

Grabitja e postës, Prokuroria e Durrësit: S’ka materiale që klasifikohen si sekret shtetëror

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit sqaroi se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.

“Lidhur me rastin ju informojmë që kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 10:30, ku punonjësi i postës së Prokurorisë Durrës ka qenë objekt i sulmit nga persona të pa identifikuar.

Po kryhen veprimet hetimore me përparësi për verifikimet e rastit, në bashkëpunim me Drejtorin e Policisë të Qarkut Durrës.

Duam të theksojmë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror. Për momentin në mirëkuptimin tuaj për shkak të hetimit që po kryhet dhe sekretit te tij nuk mund të japim më shumë të dhëna”, mbyllet reagimi i prokurorisë për Top Channel.



2 Comments

  1. E shihni vete sesa prokurori e sigurt! Me mes te dites e ne qender te qytetit, ne qender te Shqiperise ndodh nje grabitje dosjesh prokurorie ne rruge!!!
    S’e di, ku e ka Xhafaj seminarin tjeter per Siguri Qytetare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *