• |
ide | kryesore

Tahirin nuk e dorëzoi Rama, por e kapën gjermanët

2, Ide



Tani që ka kaluar gati një javë nga dorëheqja e Saimir Tahirit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, gjërat janë bërë shumë më të qarta. Ish ministri i Brendshëm, pavarësisht fjalimit patetik dhe përbetimit se nuk kishte nevojë për mandatin e deputetit në përballjen e tij me drejtësinë, e ndërmori atë akt si lëvizjen e fundit që i kishte mbetur. Presioni ndërkombëtar, në veçanti ai i Berlinit, të cilin kryeministri Rama e ka mohuar në të gjitha rastet, nuk i la asnjë shteg tjetër.

Vetëm dy javë më parë se të jepte dorëheqjen, Tahiri u paraqit në Kuvend për të mos e djegur mandatin e deputetit dhe në mbrëmje, i pyetur në mënyrë eksplisite në emisionin e Eni Vasilit se nëse besonte tek pafajësia e tij përse nuk i dorëzohej drejtësisë, ish ministri deklaroi se nuk kishte ndërmend të bënte një akt të tillë. Vizita e Edi Ramës në Berlin, ishte pika e kthesës që e detyroi atë të shkonte drejt lëvizjes së fundit.

Kryeministri shqiptar, deri para asaj vizite, ishte munduar që çështjen Tahiri ta trajtonte si një problem të drejtësisë dhe drejtësinë si një pushtet të pavarur nga mazhoranca që ai drejton. Sigurisht që kjo fabul e Ramës, vështirë të kapërdihej pas akrobacive që deputetët e tij bënë për ta mbrojtur me votë Tahirin në parlament. Ambasadori amerikan Donald Lu, e tha hapur në emisionin e Blendi Fevziut se “nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët…”. Mesazhi ishte i drejpërdrejtë se mbrojtja e Tahirit ishte një mbrojtje politike nga mazhoranca, jo një vendim i drejtësisë dhe për këtë qeveria e SHBA kishte një qëndrim të qartë.

Megjithatë, duke besuar se me marifetet demagogjike të drejtësisë së pavarur do ta hidhte edhe lumin e Berlinit, Edi Rama tentoi deri në fund të mbante edhe Tahirin edhe integrimin. Rezultati i vizitës ishte katastrofik. Çështja e ish ministrit të tij, u konsiderua si publikisht ashtu edhe privatisht si një gurë prove për besueshmërinë e qeverisë në angazhimin e saj për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, pavarësisht përkatësive partiake. Për këto qëndrime të Gjermanisë u fol shumë, madje Edi Rama jo vetëm i mohoi por edhe i cilësoi si akuza të opozitës shqiptare të përkthyera në gjermanisht, duke ia faturuar madje një deputeti të vetëm, të cilin media pranë tij e kryqëzoi deri në jetën private. Por për të mos lënë asnjë shteg për interpretime abuzive, reporteri i grupit të CDU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, deputeti Thorsten Frei, në një intervistë për Panoramën deklaroi troç:

“Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”.

Pra, e thënë gjermanisht dhe e përkthyer në shqip, çështja Tahiri konsiderohet nga Gjermania si kriter thelbësor në raport me kohën e duhur për të hapur negociatat. Dhe këtu nuk është fuqia e jashtëzakonshme që propaganda dhe zëdhënësit e Ramës ia atribuuan opozitës në raport me Berlinin, por një fakt i thjeshtë: Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i Edi Ramës në periudhën e kanabizimit të vendit, krahu i tij i djathtë dhe ministri më i besuar në kohën e kriminalizimit të policisë dhe lulëzimit të grupeve kriminale. Dhe në momentin që një dosje mbërriti nga Italia, kryeministri vendosi t’i japë mbrojtje politike zyrtarit të tij më të lartë që akuzohej për trafik droge dhe pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Kjo ishte përgjegjësia e Edi Ramës, të cilën ai nuk mund ta shmangte dot. Ai pati deklaruar se nëse prokuroria do të sillte qoftë edhe një fakt të ri, jo dhjetë por një, mazhoranca do të ishte e gatshme t’i hapte rrugë kërkesës për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm. Ai nuk mund të shkonte në takimin vendimtar të qershorit me barrën e Tahirit mbi supe, duke përsëritur fabulën e pushteteve të ndara.

Në këtë pikë, nuk ka patur nevojë për ndonjë marrëveshje të fshehtë, negociata apo pazare mes tij dhe Saimir Tahirit. Presioni ndërkombëtar i vendosi të dy në një pozicion pa një lëvizje të dytë. Nëse prokuroria do të përsëriste kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit, që me shumë gjasë do të duhej ta bënte para takimit të qershorit në Bruksel, Edi Rama ishte i detyruar të hapte rrugë. Këtë e kishte të qartë edhe Tahiri, i cili mes prangave të sigurta që sillte kalimi i çështjes së tij nga parlamenti dhe mundësië për t’u hetuar në gjendje të lirë si një qytetar i zakonshëm, zgjodhi të dytën. Me shpresën se këtë herë, kur nuk i nevojitet më mbrojtja direkte politike, fabula e drejtësisë së pavarur mund të jetë më e kapërdishme për ndërkombëtarët. Me këtë lëvizje shpreson edhe Edi Rama që ish krahu i tij i djathtë të mos i shfaqet më si fantazëm sa herë të ulet në tryezat e Brukselit. Ai ka një arsye më shumë tani të bërtasë se kjo nuk është më një çështje e tij, por një çështje mes drejtësisë dhe një qytetari të zakonshëm. Se sa do të dëgjohet dhe se sa do të bindë, kjo do të jetë premiera e vërtetë pas provës gjenerale që dështoi në Berlin.

Deutsche Welle: Edi Ramës i kërkuan në Berlin “kokën” e Saimir Tahirit

Donald Lu: Kam parë prova për Saimir Tahirin, ai është pranë…

Mediat nxijnë Ramën në Berlin: Çështja Tahiri dhe tentakulat e krimit në qeveri…

 



17 Comments

  1. Mos u boni palla @ari , ju qi kundershtoni reformen amerikone– gjermone ne drejtesi, se amerikoni nuk e rru penisin per katunaret ballkanas . Reforma ne drejtesi do spastroje llumin ne politike ,drejtesi,media dhe ekonomi.Respekt per SHBA.

  2. Nuk ka nevoje te lexosh shkrimin tend Shkullaku.Cdo gje qe ti shkruan nuk ka nevoje te lexohet ,vetem te dihet qe eshte shkruar nga Shkullaku dhe permbajtjen e di pastaj cdo njeri pa e lexuar.keshtu je i regjistruar ti si emer ne mendjen e cdo kujt.Prandaj kot shkruan.Ne se shkrimi ka emrin tend siper qe eshte shkruar nga ty anashkalohet dhe nuk lexohet fare.

  3. Ti Shkullak je nje intrigant dhe genjeshtar i pa cipe,nje militant partiak i verber sa nuk mund ta permbashe urrejtjen ndaj Rames dhe PS-se.Por ama Rama nuk ta rras fare ty as sojit tend.Shqiptaret tani ju kane lexuar dhe e dine perpara se qfare do flisni .Jane ngopur nga intrigat dhe etiketimet tuaja sa askujt ma nuk i mbushni mendjen.Keto shkrimet tuaja e te sojit tend japin vetem kunderefekt dhe shkojne ne favor te Rames.Shikova mbreme tek mercenari koleg i yti Zheji Berishen se si kercente dhe donte te pelciste nga urrejtja dhe inati ndaj Rames.Ka ngele si ata qejte pa dhembe qe lehin nate e dite e askush nuk ua vare .Keshtu jeni edhe ju nuk keni shanse te demtoni Ramen .Keni ngele si mizat ne bythe te luanit.Rames vetem po i trashet qafa nga keto broqkullat tuaja.Me Bashen e Berishen ne krye te PD-se dhe me ty ,Bushatin,Lubonjen,Zhejin e Rakipin si autoparlante partiak Rama do te qeverise deri sa te jete gjalle.Ju jeni bere gazi i botes me zi se vete Berisha.Me te cilin po tallet tere Shqiperia dhe askush normal nuk i beson intrigat e tija as tuajat.

  4. Vetem mos qaje Shkullak se na qite ne gjynah.Merre veten me te mire edhe per 20 vjete Ramen do ta keshe kryeminister e ti shpejt ke fillua te shgrehesh ne vaje me kete surrat majmuni qe ke.

  5. O Armand Shkull shkull a ku.Shih mbiemrin qe ke e si mund te jesh mentar Ti o qyqar pa ti fare.O gagac .Lidhjet shkak pasoje ne te folur i ke me vonese,pra ke goditje ne anen ee majte te trurit te vogel dhe qelizat me lengun e tyre neurotik nuk punojne me eficiencen e duhur.Rri ne shtepi dhe ndihmo familjen se s,je per kete pune.

  6. ne djall vafshi o vemjet e sigurimit. sulmoni gjithmone personin per te mos u marre me ato cfare thote ai. s’e njoh Shkullakun personalisht e as me duhet se kush eshte por ato qe shkruan jane koncize dhe godasin ne shenje. aq shume ju dhemb kjo sa nuk fshiheni dot. te gjithe komentet vecse i referohen Shkullakut si person ,asnje nuk mundohet te mbroje pozicionin e PS-se. po cfare te mbrosh. a mbulohet muti me shurre?!

  7. O Ervin shoku qe njeh Shkullakun,qe eshte burre i ndershem nga Stropska e Poradecit! Na thuaj cili eshte pra sipas njohjes tende! A nuk e solli Argita nga Prishtina se bashku me Lulen?

    1. O sigurims ordiner lexo ç’kam shkruar. “s’e njoh Shkullakun personalisht e as me duhet se kush eshte”. Problemi im është me komentet stil sigurimi që merren me personin dhe jo ato që thotë.

  8. O Ervin! Te degjosh apo te lexosh ate qe e thote dhe jo te dish kush e thote! Une nuk jam dakort me kete shprehje! Duhet te degjosh nje njeri te “urte” sic thoshin njehere e nje kohe! Por jo Armando Shkullakun! Ari me Andin dine vetem te shajne Ramen dhe c’do qe lidhet me te! Deri ketu jemi dakort! Por kur “krimet” e Rames me te medha se ato te Saliut ketu ndryshojme! Saliu ka vjedhur,Vrare njerez te pafajshem,ka shitur atdheun eshte spiun i serbeve etj.lista e krimeve te Salehut eshte e gjate! Bashke me lulen e hollandes apo Tulipanin! Pra kur thuhen gjysem te verteta genjeshtra eshte shume e madhe dhe behet krim! Por nje dicka tjeter! Thone se Armandon e solli Argita bashke me Lulin nga Prishtina dhe i sponsorizon! Andin e sponsorizon Basha hajdut dhe vrases! Atehere mos nuk duhet degjuar Ari dhe Andi,Tosi,Zheji dhe te gjithe “analistet” majtas dhe djathtas qe jane mercenare te politikaneve! Kjo eshte e verteta Ervin dhe te gjithe atyre qe ju digjet barku per te verteten! Pastaj per militantizem mund te shkruani si t’u doje qejfi! Pa dale para drejtesise kupola politike e sotme dhe e djeshmja ne Shqiperi nuk ka qetesi!

  9. Ervin mir e ke po ctu besh ketyre funderinave nga plehu i koperatives qe sia len me i pik poshte Edi derrrr droges byle edhe at p… ua japin vetem ky derrr te jet KM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *