• |
ide | kryesore

Mielli në Kuvend, zëvendëskryeministrja: E ruajta qetësinë duke parë qetësinë dhe qëndrimin e kryeministrit

Lajme, Të fundit



Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, e ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ka komentuar seancën e 12 prillit, kur deputetët e opozitës hodhën miell ndaj Ramës, në një kohë që ajo ishte në krahun e tij të djathtë.

Ajo bëri të ditur se u detyrua ta ruante qetësinë duke parë qetësinë e numrit një të Qeverisë.

Unë e shoh dhe më duket shumë e çuditshme pse më saktë më duket e pabesueshme sepse kjo nuk është hera e parë, është le të themi një dhunë e përsëritur në Kuvendin e Shqipërisë edhe të bërë edhe nga femrat. Pjesë e kësaj situate është krijuar edhe nga femrat. Pjesa e miellit, e vezëve. Mielli nuk më kurseu as mua, por unë kam një favor aty sepse kisha veshur bluzë të bardhë dhe nuk duket. Këtë hedhjen e dytë të miellit e mora unë më tepër. Por duke parë qetësinë e kryeministrit për hir të vërtetës dhe mënyrën se si po qëndronte ajo më ka dhënë dhe jam detyruar që edhe unë të ruaj qetësinë që në moment të tilla më besoni unë nuk mund ti përshkruaj dot. Shikoj veten sot dhe më duket si një film dhe është një aktore aty dhe jo personalisht unë. Kam dëgjuar me veshët e mia sharje dhe fyerje në institucionin më të lartë të shtetit, sharje dhe fyerje me një zhargon ku sinqerisht më vinte turp që i dëgjoja nga një deputet, nga një përfaqësues i popullit.

Pavarësisht se kë shante por aty si shumë gra të tjera isha edhe unë. E vetmja gjë që më ka mbajtur në një mosreagim duke mbajtur qetësinë absolute ka qenë qetësia e kryeministrit. Qetësia e tij dhe ftesa për të qenë të qetë më bënë të mos bëja asnjë reagim. Unë mund të ikja. Dhe nuk e di se ç’mund të bëja sepse njeriu nuk e kontrollon dot veten në situatë të tillë dhe kjo është aftësi ta kontrollosh veten. Dhe ne e kontrolluam veten. Pavarësisht se ju shihni shumë pak aty me atë që ka qenë në realitet. Realisht aty është dhjetëfishi i asaj që ju shihni. Presioni që ndjen dhe fyerja që merr duke sjellë një situatë skandaloze. Bashkëshorti dhe familja ishte në merak duke më pyetur.

Bashkëshorti gjatë gjithë kohë që më pyeste. Ndërsa, fëmijët për fat nuk e panë. Ata kishin dëgjuar nga shokët dhe më kanë pyetur por nuk u kam shfaqur asnjë shqetësim. Tani kam filluar të mendoj se çfarë duhet të vesh ditën e seancës në kuvend se dua të përshtatem me ngjyrat. Në fund të dhjetorit ishte një ngjyrë rozë. Kjo ishte miell i bardhë. Tani e tutje do pyesim e çfarë ngjyre do heshtin që të kombinohemi. Kjo është me shkak por realisht kjo nuk duhet të ndërkohë më. Jemi në vitin 2018 dhe një gjë e tillë është e papranueshme.” – u shpreh Mesi.



4 Comments

  1. Po’ ik moj dreq kush te pjerdh ty.
    Per kete eshte pak i vecante Rama
    Mbledh rreth vetes ATA me te cilet fshin b.

  2. O perendi e madhe. Shikoni si i formulon fjalite. Eshte totalisht injorante. Nuk di te shprehe nje mendim. Dhe ehste numri dy i vendit kjo. O zot ku kemi perfunduar.

  3. po per organin gjenital te rames cfare i tha burri ,nuk i erdhi turp ,apo i ka ardhur rehat ,karaputana qe duan te bejne te ndershmet pa breke dhe me rripat e dashnoreve ne bythe.te ndershme si gjithe rilindaset pjelle e e keqe e trashegimtareve .kurvave te ps.hallall ta kene.megjithe burra dhe femije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *