• |
ide | kryesore

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së BE në tetor vijnë në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në Vjen, ku ka takuar edhe homologun e tij austriak. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj po ashtu bën me dije se është pritur edhe nga kreu i Parlamentit Austriak. Ministri Xhafaj ka dhënë një lajm të rëndësishme, ku ka bërë me dije se ministrat e Brendshëm të dhe Drejtësisë, të BE dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë në Tiranë në muajin tetor.

Tirana mikpritëse e takimit të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë të BE&Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës austriake të BE-së, në Tetor 2018. Austria, ndër mbështetësit më aktiv për integrimin tonë evropian. Faleminderit miqve austriake!”, -shkruan Xhafaj.

Në takimet që ka pasur, Xhafaj shprehet se kanë qenë frytdhënëse si dhe të konkretizuara me projekte.

“Sapo përmbyllëm vizitën zyrtare në Vjenë. Takime shumë miqësore me Kryetarin e Parlamentit Austriak z.Wolfang Sobotka dhe homologun tim, Ministrin e Brendshëm z.Herbert Kickl. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak. Projekte të përbashkëta në zhvillim.”, -shprehet ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *