• |
ide | kryesore

Basha: Kamikazja shkarkoi Hajdarmatajn me urdhër të Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Shkarkimin e papritur të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, Lulzim Basha e lexon si të urdhëruar nga Edi Rama.

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marka, për Bashën, është një kamikaze që i shërben Ramës dhe krimit të organizuar.

Sipas kreut të PD-së, kjo lëvizje e Ramës vjen në një kohë kur vendet fqinje kishin sjellë dosje për Saimir Tahirin. Besim Hajdarmataj u shkarkua, pasi Rama do të mbrojë Tahirin me çdo kusht.

“Ishte bërë marrëveshje me Ramën. Edi Rama do i siguronte Tahirit paprekshmërinë nga drejtësia. Rama shpalli urdhrin ndaj Prokurorisë kur tha se nuk ka prova për të dënuar Saimir Tahiriin. Hajdaramtaj u zëvendësua nga një kamikaze e Ramës. Shkarkimi vjen pak ditë pas mbërritjes së materialeve nga Greqia për dosjen Tahiri. Ky shkarkim vjen ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Xhafaj i jep vëllait të tij të dënuar për drogë” – u shpreh Basha nga selia blu në një konferencë për mediat, ndërsa shtoi se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kompetenca të emërojë dhe shkarkojë prokurorë.

“Një gjë është e sigurt. Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, nuk ka të drejtë të emërojë dhe të shkarkojë prokurorë në institucione të tjera.

Ky është një vendim i paligjshme dhe prokuroja e Edi Ramën, do të mbajë përgjegjësi personale.” – u shpreh Lulzim Basha. LAPSI.AL



2 Comments

  1. Fjale, miku im, tha, marreveshja e Mesnates se Qepallimit eshte: ti lulo- e dashur a ime zhuljete, pirdh sa te haje fyti: digjni e thyeni !!!,
    me goje, ti kollovar une kollovar, kalojme diten, uhuhuh,
    A ka gjo
    mbas kesaj bubullime,
    o
    lul yll ne ngjitje?!

  2. Fjale, miku im, tha, marreveshja e Mesnates se Qepallimit eshte: ti lulo- e dashura ime zhuljete,
    pirdh sa te haje fyti: digjni e thyeni !!!,
    me goje,
    ti kollovar une kollovar, kalojme diten,
    Uhuhuh,
    A ka gjo
    mbas kesaj bubullime,
    o
    lul yll ne ngjitje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *