• |
ide | kryesore

FOTO/ Kina censuron këngën e Eugent Bushpepës për arsye etike

Arkiva, Lajme, Të fundit

Eugent Bushpepa mori vlerësime të shumta për performacën e tij në Eurovision. Këngëtari shqiptar u vlerësua nga kritika për performancën, por më së shumti për zërin e tij.

Por mediat ndërkombëtare kanë publikuar një lajm mjaft interesant pasi mësohet se kënga që përfaqësonte Shqipërinë nuk është transmeruar në Kinë. Televizioni kombëtar i Kinës, Mango Tv e transmeton gjithmonë këtë spektakël, por jo LIVE, pasi e redakton dhe ndryshon atë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e së martës, duke mos transmetuar performancën e Shqipërisë dhe Irlandës, për dyja për një arsye etike.

Performanca e Eugent Bushpepës është censuruar për shkak të ligjit në Kinë që ndalon artistët me tatuazhe të shfaqen në televizion. Ky rregull hyri në fuqi në janar të këtij viti, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se ata “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin artistë me tatuazhe apo ato që përfaqësojnë kulturën hip-hop, nën-kultura jo të zakonshme ose kultura dekadente.”

Image

Është censuruar edhe momenti kur Eugenti shfaqet gjatë prezantimit të kualifikuesve, duke transmetuar vetëm reagimin e delegacionit dhe jo atë të këngëtarit. Nga transmetimi është hequr edhe performanca e Irlandës për shkak se qeveria kineze ndalon transmetimin e shfaqjeve të marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë në televizion. Në transmetim janë mbuluar edhe flamujt e LGBTI që dukeshin në sallë. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. I vetmi shkrim për suksesin e këngëtarit të talentuar shqiptar Eugent Bushpepa që kaloi me sukses në finalen e Eurosong, e nuk komentohet ky fakt, por komentohet censura komuniste kineze.

  2. Po ju kini censure ketu tek ne more zonja ,zoterinj ,shoke e shoqe ku ndalohet fjala e lire nuk po e shikoni vete apo po endjeni qe nga portalet qe nuk japin me komente si nga -panorama-orline-ballkan-webi-e shume te tjere pervec -lapsi.al-,pu ky portal ka nje te keqe se publikon komente te disa sharlataneve komentues qe komentojne me fjalet nga me banalet duke share dhe njeri tjetrin komentues per mendimet e tij ne komente .Kurse -Kina -ka ligjet e veta nuk mund ta paragjykojme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu