• |
ide | kryesore

FOTO/ Kush është dekani dhe pedagoget e Elbasanit të arrestuar sot për korrupsion

Lajme, Të fundit

Këto janë fotot e dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane dhe shefes së departamentit të gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan që u arrestuan sot pas akuzave per korrupsion.

Per ta Universiteti mori vendimin e pezullimit nga puna pak kohe pas arrestimit. Tre zyrtarët, ashtu si dhe 3 sekserë e një student, u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “Dekani”.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni “Dekani”.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu