• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi nostalgjik: Në diktaturë nuk kishim as krim, as drogë, ato i gjetëm mes europianëve!

Lajme, Të fundit



Megjithëse fillimi i viteve 90 e gjeti në strukturat më të larta të represionit komunist, nuk e pengon Gramoz Ruçin të flasë në vetën e parë për ndryshimin e sistemit, gjatë një konference të përbashkët me gazetarë dhe deputetë të grupit parlamentar të PS-së.

“Ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, ose të rrinim ashtu” u shpreh Ruçi që në përgjigje të deputetëve holandezë që erdhën në vendin tonë, nuk e përmbajti dot një krahasim të zakonshëm mes nostalgjikëve të diktaturës, i ndërgjegjshëm se do ta konsideronin edhe atë një nostalgjik.

“Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik por në atë sistem nuk kishte as drogë, as kriminalitet, as korrupsion dhe asnjë nga të gjitha këto fenomene. Ne bemë zgjedhjen tonë ose të rrëzonim diktaturën dhe Shipërinë ta hapnim ose të rrinim ashtu. Dhe këto fenomene nuk i sollën shqiptarët, ato i gjetëm mes europianëve” u shpreh Gramoz Ruçi, që edhe kur nuk kishte nga këto fenomene, edhe tani, mban një nga postet më të larta shtetërore.

Deklarata e Gramoz Ruçit ishte pjesë e përgjigjes që iu dha shqetësimit të deputetëve holandezë, të cilët erdhën në Shqipëri në një mision faktmbledhës dhe thanë se arrestimet e Shqiptarëve për krime serioze janë dyfishuar vitin e fundit.

Duke i mbetur të njëjtës linjë nostalgjike, Ruçi shkoi edhe më tej kur tha se “nëse qenka hashashi një fenomen i keq, janë hollandezët të parët që e kanë ligjëruar në vendin e tyre”. Ndërsa Ruçi lëshonte flakë ndaj kolegëve të perëndimit, asnjë prej deputetëve socialistë nuk foli asnjë fjalë, nga fillimi deri në fund të konferencës./ Lapsi.al



6 Comments

  1. Po internimet ,burgosjet ,lufta e klasave ,pushkatimet ne -emer te popullit-nuk ishin krime o monster e komunizmit.

  2. Hahahahaahhaahaaaaaaaaaaaahhha!!! Gramozi e ka gjet llafin!! Europa eshte kontinenti qe ka kriminalitetin ne norma me te uleta se cdo kontinent tjeter sipas statistikave! Gramozi s’eshte burre i mencem kot!

  3. Ky ish minister i brendshem,nuk flet si shoket e vete.Sigurimsat,nuk flasin me,mbas 1990,por ky idiot komunist qe nuk e din akoma sa c’eshte komunizmi,flet kodra -mbas bregut.Dhe njeriu,ne fakt,nga ato qe thote-vleresohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *