• |
ide | kryesore

Presidenti serb Vuçiç pas takimit me Putinin: Mora mbështetje nga ai për Kosovën

Lajme, Të fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është i bindur se Rusia do t’i mbështesë qartazi qëndrimet e saj për Kosovën dhe do të ndjekë tërë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Këto komente, Vuçiçi i bëri pas takimit me shefin e Kremlinit në Moskë, ku do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kreu i shtetit serb e vuri theksin tek marrëdhëniet e ngrohta mes dy vendeve, duke vlerësuar veton që Rusia i vuri në vitin 2015 rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta cilësuar masakrën e Srebrenicës në Bosnje si genocid.

Vuçiçi është ndër të paktët liderë të huaj që do të marrin pjesë në manifestimet e 9 majit në Moskë, të cilat po bojkotohen nga shumë udhëheqës botërorë për shkak të tensioneve diplomatike të lidhura me helmimin e spiunit rus në Londër, Sergei Skripal, dhe veprimtaritë ruse në pjesë të ndryshme të botës.

Vuçiçi e siguroi Presidentin rus sërish se Serbia do ta ruajë neutralitetin ushtarak, nuk do të jetë pjesë e NATO-s e asnjë aleance tjetër ushtarake dhe nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë. Pa Rusinë, u shpreh ai pas takimit, është e pamundur të arrihet çfarëdo zgjidhjeje për Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu