• |
ide | kryesore

Rama për negociatat: Jemi te dera, por jo të gjithë janë aq entuziastë, na kujtojnë hijen e humnerës

Lajme, Të fundit



Në Ditën e Evropës, kryeministri Rama ka riktheksuar se vendi është në pritje të çeljes së negociatave me BE, duke mos lënë pa përmendur, jo vetëm skeptikët, por edhe ata që sipas tij, njoftojnë dhe kujtojnë hijet e humnerës.

Nuk jemi në sinkron, sot kur ne jemi te dera, pas derës jo të gjithë janë aq entuziastë dhe optimistë sa ishin për të ardhmen e asaj shtëpie. Na kujtojnë hijen e humnerës, ndërkohë që të shumtit janë ende në përpjekje për ta bërë realitet duke e përmbyllur projektin më vizionar dhe më të jashtëzakonshëm që njerëzit kanë mundur të çojnë para që është BE. Nëse do të përpiqeshim të gjenim në historinë e fuqisë së njeriut për të imagjinuar dhe të fuqisë së politikës për të vepruar zor se do të gjenim një projekt më madhështor se BE. Edhe SHBA janë një tjetër projekt madhështor, por sot ne jemi duke u përpjekur që të çelim negociatat për tu anëtarësuar në BE, po të kishte negociata për në SHBA nuk e di mund të ishte më e lehtë, se nuk do duhet të bindnim 27 koka. Sot, më vjen mirë të kujtoj se presidenti i KE, këtu në Tiranë gjeti fjalët më të goditura për ne” – tha ai.



1 Comment

  1. je mu ne prapanic te roshit,doshit e metes te me gjuhen tende o qelbesira rama,hajnin me ze dhe figur bere president edhe pse te quajti bastard e kokpalare,por ju qelbesirave fyerja ju vjen si lavdat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *