• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë ka thënë Fatmir Xhafaj për të vëllain Agronin, i dënuar për kokainë në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatmir Xhafaj nuk e mohoi dënimin e të vëllait gjatë fjalimit që mbajti në parlament në 12 shtator të vitit 2017, kur iu përgjigj për herë të fundit akuzave të opozitës se Agron Xhafaj është dënuar me vendim të prerë në Itali dhe qëllimisht nuk ekstradohet.

Ministri i Brendshëm tentoi t’i relativizoi akuzat e asaj kohe si një “avaz” që përsëritet sa herë kërkojnë ta sulmojnë. Në anën tjetër, sikur të gjitha këto të ishin të vërteta, Fatmir Xhafaj u zhvesh nga të gjitha përgjegjësitë morale dhe ligjore, për veprimet e të afërmve të tij.

“Cilido prej tyre që ka pasur, ose mund të ketë pasur në të ardhmen një shkelje ligji është madhor dhe ka të gjithë përgjegjësinë ta vuajë atë sipas ligjit dhe as ai dhe askush tjetër nuk mund ti japë më shumë ngarkesë, ligji vetë i jep. Dhe nëse një moment, do të ishte e vërtetë sesa në mënyrë të ulët më akuzoni unë kam të gjithë të drejtën legjitime të pyes: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike në lidhje me këtë çështje? Sa për ligjore as që mund të bëhet fjalë. Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Jam i gatshëm të përgjigjem për gjithçka bëj e sillem në raport me interesat e vendit time, me Kushtetutën dhe me ligjin. Jam i gatshëm në çdo kohë të përballem me përgjegjësitë e mia. Unë nuk kam ndërmend të merrem me replikë me avazin tuaj të 15 viteve, avaz që e përsërisni sa herë shtrëngoheni të më sulmoni politikisht”

Madje Xhafaj sfidoi opozitën, duke i kujtuar dy ministrat, të Brendshëm dhe të Drejtësisë që u emëruan nga Lulzim Basha gjatë muajve të fushatës zgjedhore dhe që nuk kishin arritur të gjenin asnjë fakt ose provë për vëllain e tij.

“Nga maji i këtij viti (2017) ju u bëtë pushtetarë në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë të Brendshme dhe atë të Drejtësisë, ministra që u emëruan personalisht nga kryetari juaj dhe janë dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tilla. Po çfarë bëtë këto 4 muaj? Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit? Ku kishte rast më të mirë të më kryqëzonit me fakte dhe prova sipas jush! Dhe as më shumë, dhe as më pak, jo vetëm kryetari juaj dhe askush tjetër i veshur si ky edhe me mandat ligjzbatuesi apo moralbërësi nuk mund të më vendosë mua nën këtë akuzë apo përgjegjës për çfarë i ka ndodhur, apo mund t’i ndodhë një pjestari të familjes time”  u shpreh Fatmir Xhafaj.

Video e fjalimit të Fatmir Xhafajt në parlament, në 12 shtator të vitit 2017, kur flet për të vëllain:

 

 



8 Comments

  1. Po mire thot. Me kete analogji qe perdorin kta te PD une qe jam mjek i bie qe edhe vllai im eshte mjek.
    Budalleqe kot.

    1. Sa i zgjuar qënke more Mario !
      Mjek mund të jesh ti e yt vëlla, por ka mjek e kasap.
      Yt vëlla mund të jetë një mjek i shkëlqyer, por nëse ti mbulon horllëqet që mund të kesh bërë ti me pacientët, sëbashku me ty e ha edhe vëllai.

  2. Ore secili pergjigjet vet per gjerat e tij. Ne komunizem jemi ktu? Te mbajm pergjegjesi per vllezer motra dhe kusherinj?

    1. O tirons !
      Me të gjitha kodet penale të botës demokratike, nuk dënohet vetëm ai që ka bërë krimin por edhe ata që i fshehin apo i ndihmojnë kriminelët për ti shpëtuar denimit.
      Ky soj nga drejtësia cilësohet si “bashkëpuntorë në krim”
      Në rastin konkret me historinë e Xhafëve, nëse do të funksiononte si duhej drejtësia në Shqipëri, ai duhej hetuar për krimet politike që ka bërë si ish hetues i sigurimit, kurse për abuzimin me detyrën duke mbrojtur të vëllanë, kryeministri duhet ti kërkonte menjëherë dorheqjen.

  3. E njejta keng i njejti refren i thon ksaj. O vllai po ai Berisha nuk njohte baxhanakun qe u shemb ne tendera.

  4. Moralisht nuk mund te qendrosh minister i brendshem ne asnje vend te botes. Si mund te luftosh krimin e organizuar dhe fijet e tij, kur antare te familjes jane te perfshire ne te!

  5. Se ministri ka qene dhe hetues ne kohen e Xhaxhit, dhe e di mire qe ne ate kohe surgjyniseshe ne burgje e kampe deri ne pushkatim, nese kishe ndonje kusheri te larget me biografi te keqe kulaku,e jo me te qendrosh minister me vella trafikant. Te pakten sot moralisht nuk mund te qendrosh se je moralisht i pabesueshem dhe i kompromentuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *