• |
ide | kryesore

VIDEO/ Magazina për kultivimin e kanabisit në Fier ngjitur me rrugën, tërësisht në zonë të hapur

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme policia zbuloi një laborator në ndërtim e sipër, i cili do të përdorej për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Mbrostar të Fierit. Laboratori ishte brenda një magazine në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos.

Veç bllokimit të magazinës dhe laboratorit të kanabisit, policia sekuestroi një skaf me të cilin dyshohet se do të transportohej lënda narkotike.

Ambientet ku do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e kthenin magazinën në një serë për kanabisin.

Ndërkohë, ashtu sikurse mund të shihet edhe nga këto pamje, magazina ku kultivohej kanabis, është fare pranë rrugës, në një zonë tërësisht të hapur.

 

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *