• |
ide | kryesore

Aksidentohet gjatë punës në minierën e Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari

Lajme, Të fundit



Miniera merr sërish një tjetër jetë! Një 62-vjeçar është aksidentuar për vdekje gjatë vdekjes në minierën e Bulqizës, pikërisht në zonën D.

Nga sa mësohet, viktima është Medi Hidri, trupi i të cilit ende nuk është nxjerrë nga galeria.

Rreth orës 10.15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi Medi Hidr, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator).

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *