• |
ide | kryesore

Berisha: Fatmir Xhafaj në burg, Agroni pronar i lojërave të fatit me Olsi Ramën

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi burg dhe jo dorëheqje për Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për falsifikimin e ligjit për ekstradimin. Berisha tha se me ligjin e Fatmir Xhafajt një terrorist shqiptar që kryen një krim në vendet e tjera nuk do të ekstradohet më.

“Sipas këtij ligji, nëse një terrorist shqiptar hedh në erë, ose në një akt terrorist merr jetën e dhjetëra qytetarëve italianë, ose një serial killer me origjinë shqiptare vret ndër vite me dhjetëra qytetarë italianë dhe nuk kapet dot nga autoritetet italiane por gjykohet në mungesë, ai vjen në Shqipëri dhe nuk vuan qoftë dhe një ditë të vetme dënimin për krimin e shëmtuar në vendin që tjetri për 35 dollarë burgoset dhe vuan dënimin siç ka ndodhur në shumë raste” u shpreh Berisha.

Ish kryeministri tha se Agron Xhafaj në Shqipëri është pronar i lojërave të fatit në ortakëri me Olsi Ramën, ndërkohë që në Itali ka qenë në krye të rrjetit të drogës.

 

“Pse Xhafa duhet të jetë në kokërr të burgut? Xhafa është njëri pa karakter dhe pa moral. Si Ministër Drejtësie ai ka ndërhyrë dhe ka vendosur kontakte nëpërmjet Prokurorit të Bolonjës për të vëllanë e tij, ka urdhëruar Ardian Vishën me urdhër gjoja të Fatos Nanos, se sa është e vërtetë nuk e di, që ta nxjerri nga gjendja e arrestit, pra ta lëshojë në arrest shtëpie. Fatmir Xhafa, pasi dinte krimet e shëmtuara të të vëllait, si bos i rrjetit të Bolonjës për kokainën, heroinën dhe kanabisin, ka bërë gjithçka për ta mbrojtur atë. Agron Xhafa, që tani së fundi ka ndërruar dhe emrin dhe tani quhet Geron, maska që Fatmiri i ka vendosur Agronit, është këtu ndërtues, është pronar i lojërave të fatit, thuhet bashkë me Olsi Ramën. Por një gjë është e sigurtë, lidhjet e tij me Don Agaçion, sekretarin e mafies shtetërore, ka kufi vetëm qiellin, ai është kokë e këmbë me Agron Xhafën”

Falsifikimi i Fatmir Xhafajt, sipas Berishës e kthen Shqipërinë në strofullën e kriminelëve shqiptarë nga mbarë bota. Video e intervistës më poshtë:



6 Comments

    1. Gjuha vete ku dhemb dhembi thot populli dhe ty o Berish te ngeli burgu ne goje. Shume shpejt do te ta degjojm kengen edhe ty per gerdecin per 21 janarin e shume te tjera.

      1. djalosh e miu nuk ju ka fajin saliu por bari i enverit ju ka ber krymba qenefi e tash ramen qe ju jep lesh negjmije keni per qefi.berisha flet nga goja kurse ju nga prapanica me ngjal te metes brenda si rama.

    2. Aman o sale kur nuk dhe doreheqjen ti kur i plasen skandalet Xenit tend. Jo vetem qe nuk dhe doreheqjen po vajte dhe vrave Trebicken

  1. i pa emer-vetem te pa truve si ty ju pengon e verteta,ju pranuat jastekun e griseldes femij 9 muajsh,ju pranuat avionin per mushkonj,ju pranuat mutin e enverit,kristaq rames,spiro kolekes e ruqit per mjalt.nuk te ka faj saliu por kokaina qe merrni ju kokmutet komunist.

  2. Une nuk e kutoj pse Saliu flet dhe jo Basha,ndoshta qendrimi i PD eshte kontravers,.,ndoshta Gazidede e ka ditur me mire kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *