• |
ide | kryesore

Censurohet kënga e Eugent Bushpepës në Eurovision, merret vendimi drastik ndaj Kinës

Paparazzi, Slider



Fansat e festivalit Evropian në Kinë ‘Eurosong’ nuk do jenë në gjendje të ndjekin përmes televizorit finalen e madhe të këtij kompeticioni në 12 maj.

European Broadcasting Union (EBU) ka shkëputur marrëveshjen dhe partneritetin me televizionin kinez Mango TV, pasi ky i fundit censuroi dhe nuk lejoi transmetimin e përfaqësuesit të Shqipërisë dhe Irlandës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision.

Televizioni kinez bllokoi performancën e Shqipërisë për shkak të tatuazheve të dukshme të këngëtarit Eugent Bushpepa si dhe të Irlandës, pasi performanca përfshinte dy kërcimtarë meshkuj që portretizonin një çift homoseksualësh. Sipas ligjeve të kinës ndalohet kategorikisht ndjekja e këngëtarëve me tatuazhe dhe atyre që shpalosin simbolet e LGBT. Në një deklaratë EBU u shpreh se ka shkëputur partneritetin me televizionin kinez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *