• |
ide | kryesore

Donald Lu i prish alibinë Edi Ramës: “Ai nuk mund të flasë në emrin tim”

Arkiva, Kryesore



Ambasadori amerikan Donald Lu,  ka reaguar pasi Ed Rama përmendi emrin e tij dje në parlament duke e përdorur si një alibi për dosjen e vëllait të Fatmir Xhafajt. “SHBA po i shqyrton akuzat për vëllanë e Fatmir Xhafajt, – ka deklaruar Donald Lu për Nevs 24. – Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të do të flasim në emrin tonë.”

Kryeministri pati deklaruar dje ‘Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

Lexo më tej:

Faktet video/ Rama e bëri baltë duke përdorur Lu-në si alibi

Opozita akuzoi se Rama është renditur përkrah ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për mbrojtjen që ai i ka bërë dhe po i bën vëllait të tij të dënuar në Itali si trafikant ndërkombëtar.

Por, si gjithnjë edhe siç veproi për çështjen e kanabisit edhe ndaj akuzave se ai po përpiqet të kapë drejtësinë, kryeministri ka përdorur si alibi ambasadorin amerikan (lexo linkun lart). Kjo është hera e parë që “miku Lu” e prish paktin me Ramën duke i kujtuar atij se nuk mund të flasë në emër të abasadës së ShBA.

I kapur në befasi nga ky kundërreagim kryeminisri shkroi me nxitim një status konfuz dhe të pakuptueshëm në Facebok: “Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”.

Por, pavarësisht nga kjo lojë fjalës kryeministri ka shmangur thelbin e problemit: faktin se ai e përdori Donald Lunë si alibi për pafajësinë e Xhafës. Gjithsekush mund të flasë në emrin e vet, gjithkush mund të komentojë edhe mendimet e tjetrit, por askush nuk mund të thotë: “Më besoni se unë kam të drejtë, sepse për këtë çështje nuk është përononcuar ambasadori amerikan”. Dhe këtë metodë që është diskrediduar në publik (shiko linkun lart) me sa duket Lu ka vendosur t’ia presë Ramës.

©Lapsi.al

 



18 Comments

  1. E meritonte nje shpulle i gjati. Ka marre kot. Por eshte ne siklet, flet percart. Kush e njeh e kupton qe eshte ne veshtiresi. Derisa shpresa e fundit eshte erdogani, imagjinoni sa shprese ka per te shpetuar nga burgu!!!

  2. Vete ia hapet syrin ketij perbindeshi shoku donald.shume mire ta ben qe abuzon me emrin tend dhe te amerikes bashke.ky drogaxhiu kujton akoma se ka hillarine por era e ndryshimit ka filluar ne departamentin e shtetit.edvin mos pi shume kokaine se po e dhjet me te tërë.

  3. Heshtjen e diplomateve te huaj, keta e marrin per dobesi. Per rrjedhoje kalojne ca kufij, dhe pastaj marrin ate qe meritojne. Prononcimi sotem i ambasades amerikane, pervecse pergjigje, eshte nje mesazh per te treguar vendin, per te treguar qe nuk jemi bashke. Mendoj qe Rama po kalon periudhen e fundit ne pushtet, ate te vetmise se madhe. Duket i forte dhe arrogant, por do shikoni e degjoni si do keputet. Do behet per te ardh keq. Tahiri eshte lule, se eshte me trim e dinjitoz brenda ordinerizmit te tij. Keto pesha Edi Rama nuk i mban dot as ne enderr. Do te tregoj force, por e verteta eshte qe ndjehet dhe eshte me i dobet se kurre.

  4. Ky shkrim eshte vazhdimesi e mbrojtjes se lugeterve qe mbajten Shqiperine te zhytur ne llumin e tranzicionit te pafund ,me alibira fallse e duke u pasuruar vete ne menyre marramandese.Pas renjes se alibise fallso te qeshtjes tahiri ,keta i jane pervershe me ulurima e ngazellim Fatmir Xhafajt,ne fakt njeriut me meritor dhe me bashkepunues me SHBA-te dhe BE-ne per reformen dhe kthesen historike e shpresedhenese te funksionimit te shtetit ligjor.E vetmja gje e re qe nuk dihej ishte se ra alibia tahiri.Lidershipi i PD-se dhe autorlantet e saje qe po u rreshqet toka nen kembe po leshojne ulurimat e fundit ne perpjekje per te shkatrruar reformen ne drejtesi e cila tashme po bluan gjyqtare e prokurore te korruptuar e kriminalizuar qe ishin kalaja mbrojtese e klanit te tyre.Keta lugeter te politikes qe shkatrruan ardhmerine dhe prespektiven e shqiptareve tani po leshojne shqelmat e fundit nga se veshet e tyre po ndjejne hallkat e prangave qe do ua shterngojne nyjet e duarve.Thirrjet e kercnimet etyre per revolucione e stuhi qytetare ,shqiptaret i bejne te qeshin dhe te tallen me ta sepse ata me se miri e kane ndjere ne kurriz dhe shpirte padrejtesite dhe perqmimin qe ua eshte bere nga hijenat e politikes.Shqiptaret jane 100% me SHBA-te e BE-ne dhe me ata qe duan sa me pare te kene nje shtet funksional te se drejtes.Ata nuk qajne koken per ulurimat e atyre qe u pasuruan me gjakun dhe djeresen e shqiptareve duke ua mohuar mireqenjen dhe prespektiven.

    1. Qenke shumë rëndë o shoku rilindas tamam I RËNDOMTË, prandaj, mbylle halen se ndyve dynjanë.

      1. Po po qe Edvini klysh komunisti atëhere Sal Berisha ça është?!boll mor me keto prralla me komunista e ballista se sí ha mê njeri…

        1. Sali Berisha kur i hyri politikës kishte titullin Doktor në mjekësi si kardiolog biles për aftësitë që kishte si mjek udhëheqja e kuqe që ia kishte nevojën e morri mjek në Bllok, për 4 vjet 2005-2009 ndërtoi Rugën e Kombit, dhe asfaltoi pothuaj të gjitha rugët që lidhnin komunat me akset nacionale.
          Tani, përveç hashashit a mund të më numërosh vetëm një punë të bërë nga edvin droga me tre vite shkollë tralalala?

  5. Xhafaj kryeminister eshte e pashmangshme, ashtu siç është dorëheqja e Rames pas burgosjes se Tahirit, ish-superministrit. Kjo qe ben Rama me mediat e tij eshte baltosje dhe kacavjerrje me thonjte e tij te paprere per te shpetuar. Me e keqja është se e ben ne bashkëpunim me PDne. Ne këtë Shqipërine tone jam Xhafa me amerikanët kunder githe kenetes politiko-mediatike. Populli duhet ta kuptoje qe amerika eshte shpetimi yne.

  6. Rendesi ka qe vettingu amerikano-gjermon ne drejtesi te vazhdoje sa me shpejt . Pordhet e tjera mediatiko- politike te gjoja denoncimeve apo grindjeve midis politikenjve shqiptare prej 28 vitesh nuk kane rendesi .Asnje politikan shqiptar ,i majte apo i djathte nuk mundet me te pengoje spastrimin amerikanogjerman te drejtesise , politikes ,medias dhe ekonomise. Respekt per ShBA dhe ambasadorin LU.

  7. Me kete sulmin e fundit Rama-Basha, kunder Fatmir Xhafes e dekonspiruan tmerresidht veten e tyre. Kjo tregoi qe kjo rrace politikanesh Berisha-Meta-Rama-Basha duhet zhdukur 1 ore e me pare. Jane aq te rendomte, aq te zhytur sa gjithcka qe bejne eshte per te shpetuar bythen e tyre. Kurre skane menduar per kete popull, per keta njerez. Kane qene ne gare me njeri tjetrin kush te vjedh me shume. Nuk kane turp, cipe, ndergjegje as skuqen as zverdhen. Kohe e veshtire i pret.

  8. tani me te gjithe ambasador te huaj dhe evropa kane kuptuar se Dilerat e Trafik Droges kane Pushtuar Albanien ne Qeveri.
    Stop dhe Fundi i manovrim manipulimeve me popullin nga Frazat Malade te Edi kanabo-kokaines.
    te fole tipi ne emer te us e europe ,a kto dy kontinente e njofin si diler droge eshte diqka ensuportable per ta.

  9. Lu i vocerr po shqyrtoka akuzat… Ha ha ha ha! Sa gallate po garanton ky vocrraku kinez sa ne politike sa ne Portokalli! Sa kohe u dashka per te marre vesh nje te vertete te thjeshte : Se Agron Xhafaj vellai i ministrit te asaj Reformes ne drejtesi ka denim per trafik droge? Ja pra dhe deshira e Lu per ato “Peshqit e medhenj”, ja ku e ka ate te madhin fare, ministrin e brendeshem me vella trafikant droge. Atje ne Ameriken e Lu nje rast i tille zgjidhej per pak minuta, as nuk mendohet se duhet kohe me e gjate qe nje minister te dorhiqet menjehere kur ka rast te ngjashem. (Me vella te denuar per trafik droge e te rrish minister, kjo ndodh vetem ne qeverisjen e rilindjes se qelbesirave Made in Rama)

    1. O Tahiro po pse akoma me lufte klasash do vazhdojme ne,vellai eshte ne Moshe madhore I afte per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur,pra,vellai mban pergjegjesi vete për veprimet e tij dhe nuk ka asnje pergjegjesi vellai o demolratë me metoda komuniste…

      1. O Jeto, se te pelqen ty ta quash “Lufte klasash” eshte puna jote o njeri, por kjo lloj “Lufte klasash”(gjithnje sipas oreksit tend), zhvillohet kudo ne Europe e me gjere dhe nuk pranon asnje shtet, asnje qeveri e asnje popull qe ministri i brendeshem te kete vellain te denuar jo per rrahje a vjedhje, por per trafik droge! Ndryshe c’kuptim ka ai Wettingu per policet e thjeshte qe kurre nuk mund ta kalojne ne se kane vella te denuar per droge, kur vete ministri ben lojra fjalesh apo ca me keq, rolin e te persekutuarit nga “Lufta e klasave” se kerkon paturpesisht mos beje ate qe do bente kushdo minister ne bote, Dorheqjen se nuk mund kurrsesi qe nje minister (aq me teper i brendeshem) te jete ne detyre e vellain ta kete te denuar per trafik droge. Me c’fare morali do flase ky per luften ndaj trafikut te droges? Eshte vertet qesharake tentativa per ta mbajtur Xhafen akoma ne zyren e ministrit tani qe eshte dhjere komplet para opinionit por me keq para te huajve qe nuk arrijne ti perceptojne dot ministrat e brendeshem me vella trafikant droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *