• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksident në Kukës, makina del nga rruga dhe përmbyset, plagosen 3 persona

Lajme, Të fundit



Pak minuta më parë tre të rinj i kanë shpëtuar mrekullisht një aksidenti në Kukës. Një mjet tip “Ford” me targa AA086TH KA dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në vendngjarje duken xhama të thyer dhe njolla gjaku.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të Kukësit, ndërsa brenda makinës udhëtonin tre persona. Ndonëse kanë marrë plagë, tre të rinjtë Aleksandër Tanushi 26-vjeç, Fatjon Bregu 25-vjeç dhe Mark Tanushi 27-vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kukësit ndodhet ende në vendin e aksidentit, ndërsa po hetohet për shkaqet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *