• |
ide | kryesore

FOTO+18/ Nxjerr shtëpinë në shitje, publikon gabimisht foton e gruas lakuriq

Pikante



Pak ditë më parë në internet u shfaq një ofertë e pazakontë për shitjen e një shtëpie. Një banor i periferisë së Parisit vendosi të nxirrte në shitje banesën e tij. Në postimin e bërë tregonte për çmimin, sipërfaqen, sa dhoma ka dhe të tjera gjëra si këto.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e lexuesve ishte fotoja e bashkëshortes së tij nudo teksa bënte dush. Duket se fotoja është publikuar pa dashje në një prej portaleve më të mëdha franceze për shit-blerjen e pasurive të paluajtshme.

Foton e gruas lakuriq e hoqi brenda ditës, por ajo bëri xhiron nëpër rrjet. Gjithesi ka pasur edhe një anë të mirë. Pasi fshiu foton e të shoqes, burri ndryshoi edhe çmimin e shitjes duke e rritur edhe me 10 mijë euro të tjerë. Shtëpia e tij 1-katëshe, 145 metër katrorë shitet për 435 mijë euro. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *