• |
ide | kryesore

Franca skeptike për negociatat, Rama të martën takon Presidentin Macron

Lajme, Të fundit
rama-macron-696x928-1-696x440-655x356.jpg



të martë në datën 15 maj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë në Paris, ku pritet të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Pritet që takimi  të zhvillohet në pallatin presidencial Elysee.

Takimi zhvillohet në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, një vendim i cili do të merret në muajin qershor nga Këshilli i Europës.

Franca bashkë me Gjermaninë dhe Holandën përbëjnë shqetësim, pasi ato janë skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Ramës në Francë, vjen pas asaj që pati në Gjermani ku u takua edhe me kancelaren Angela Merkel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *