Plagosje me arme zjarri ne Vau Dejës. Mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Ermir Simoni 42 vjeç, pronar i një servisi makinash ne afërsi te hidrocentralit.
Sipas te dhënave te para behet me dije se një person ka hyre ne servisin e makinave dhe ka goditur vëllain e tij, një punonjës dhe me pas ka plagosur shtetasin Ermir Simoni.
Ky i fundit është dërguar ne spitalin rajonal te Shkodrës dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën. Ne vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet.