• |
ide | kryesore

“Neymar le të luajë vetëm”/ Plas sërish sherri te PSG, rebelohen lojtarët

F1, Sport



Situata brenda radhëve të PSG nuk ka qenë e qetë këtë sezon. E përditshmja franceze “Libération” shkruan se titujt e fituar nuk e kanë mbyllur dot krizën në dhomat e zhveshjes. Tensioni mes lojtarëve është në kulmin e vet, pavarësisht tripletës së arritur këtë sezon.

Sipas gazetës franceze, një tjetër manovër e babait-menaxher të Neymar i ka hedhur “benzinë zjarrit”. Ky i fundit i ka thënë presidentit Nasser Al Khelaifi se lojtari nuk e dëshiron PSG-në, ndaj duhet një zgjatje e kontratës së brazilianit përtej vitit 2022, e cila të shoqërohet me një rritje të re të pagave, që bashkëjetesa të vazhdojë.

Kërkesa është mësuar edhe nga shokët e skuadrës. I vetëdijshëm për favorizimin e klanit “Neymar”, Marquinhos e rrëfeu këtë histori te Rabiot, në një seancë stërvitjeje. Grupi i lojtarëve francezë nuk e mori aspak mirë këtë. Rabiot, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2019 është gjithashtu, i zhytur në një negocim urgjent.

Zemërimi i tij ishte i dukshëm dhe tha para shokëve të tij se “te PSG ka vend vetëm për Neymar”, ose “ai duhet të luajë vetë”. Problemi u pasua me debate në grupin “WhatsApp”, që kanë lojtarët e PSG, ku Rabiot mori mbështetjen e shokëve të tij francezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *