• |
ide | kryesore

Njeriu i Merkel në Beograd: BE nuk e do Kosovën si një Qipro të dytë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Këshillit të Bundestagut për BE-në, Ginther Krichbaum, tha sot në Beograd se Bashkimi Europian nuk dëshiron të importojë probleme.

Sipas tij janë dy mundësi, që me “vendin siç është Kosova të ketë konflikt të ngrirë”, por ekziston mundësia që të hapen shanse për brezat e ardhshëm, dhe ka shtuar se këtu dallimi është midis politikanëve e shtetarëve.

“Konfliktet e pazgjidhura nuk mund t’i importojmë. Qiproja është shembull, dhe këtë nuk dëshirojmë ta përsërisim”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se Gjermani kërkon nga të gjitha palët që marrëveshjet të respektohen e realizohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *