• |
ide | kryesore

Perëndimi bën gati marrëveshjen: Kosova në OKB, Serbia në BE

Lajme, Të fundit



Televizioni serb B92 thekson se 5 vendet më të fuqishme të NATO-s kanë mbyllur së bashku qëndrimin për Kosovën.

SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, janë takuar në Uashington për të diskutuar mbi dialogun e nivelit të lartë dhe final mes Beogradit dhe Prishtinës.

Deri më tani, këto vende kanë mbështetur tezën se nuk ka përse Beogradi të njihte juridikisht pavarësinë e Kosovës, duke e njohur ama si realitet, por kësaj pike i është shtuar pranimi i Kosovës si anëtare e OKB-së.

Vetëm kjo pikë do të hapë portën e Serbisë drejt BE-së. Midis diplomatëve perëndimorë, thonë mediat, tashmë ekzistojnë disa teza se si mund të arrihet një pakt Prishtinë-Beograd.

Një tezë është që më mirë të mos ketë marrëveshje se të ketë një të tillëtë keqe apo të pazbatueshme midis palëve.

Një marrëveshje e keqe do të ishte një ndarje e Kosovës dhe diçka si Republika Srpska në Kosovë, variant që SHBA dhe Gjermania nuk e pranojnë dhe kanë vënë veton. Në këtë drejtim, përveç në Bruksel bisedimet mund të zhvillohen edhe në qendra të tjera si Berlin.

Siç bëjnë të ditura mediat gjermane, Angela Merkel ka shprehur dëshirën që ta organizojë ajo një samit të madh pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, ç’ka do t’i jepte Gjermanisë rolin edhe juridikisht të fuqisë më efikase në botë.

Angela Merkel ka takuar dy herë presidentin Vuçiç, thirri në Berlin presidentin e Kosovës Hashim Thaçi  këtë të mërkurë, ndërkohë që edhe në takimin që zhvilloi me kryeministrin Rama, është folur mjaft për rolin që duhet të luajë Tirana në procesin e paqes Prishtinë-Beograd. (tesheshi)



1 Comment

  1. Kosova me qeverisjen nga ankara-ja,ka kapitulluar ne te gjithe parametrat e shtetit,dhe armisuar me gjithe evropen.
    me asgje smund te shpetojm ne kosove.
    kujdes nga takimet sekrete bushati kostazias se po behen biseda jo vetem per falje deti,por edhe toke me synim grek deri ne vlore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *