• |
ide | kryesore

Sarri te Milan? Vetëm një skenar do ta vishte kuqezi

Sport



Është e njohur që Maurizio Sarri, është një “dashuri e vjetër” e Milan. Arrigo Sacchi kishte kërkuar me ngulm nga kuqezinjtë që të afrohej ky trajner, por drejtuesit zgjodhën Mihajlovic. Marrja e Sarri konsiderohet sot një mundësi reale te Milan edhe pse tashmë kuqezinjtë kanë një objektiv minimal, pjesëmarrjen në Europa League. Teknikisht është e mundur, por ekonomikisht thuajse e paarritshme.

Pse? Së pari është klauzola e vënë në kontratën e tij. Nëse Sarri e prish kontratën në mënyrë të njëanshme duhet të paguajë Napolin plot 8 milionë euro. Një shumë e madhe që ka stepur edhe klube me financa të mëdha dhe aq më tepër Milanin nën hetim nga UEFA për shpenzimet. Është e pamundur edhe sepse Milan sapo nënshkroi një kontratë me Gattuso deri në vitin 2021 për 2 milionë euro në sezon. Të kalosh te një tjetër trajner që do të kërkojë të paktën dyfishin dhe duke paguar edhe 8 milionë euro të tjera duket një çmenduri.

Lëvizjet e Sarri janë të lidhura edhe me drejtorin teknik, Giuntoli prej kohësh nën vëmendjen e Milanit për shkak të dështimit të Mirabelli. E ardhmja e Mirabelli është vënë në diskutim pas merkatos në dukje “të çmendur” por me emra që nuk justifikuan pagesat e bëra. Nëse Mirabelli ikën në fund të sezonit, frenat e Milan mund ti marrë Giuntoli. Por edhe kjo nuk duket se do të zgjidhte çështjen e trajnerit. Edhe pse Gattuso është një zgjedhje e Mirabelli dhe Sarri është një mik i Giuntoli. Në mes luhen shuma të mëdha. Kështu, nuk do të jetë Sarri trajneri i ardhshëm i Milan. Vetëm nëse De Laurentiis në fund të sezonit e shkarkon dhe e lë të lirë. Vetëm kjo do të hapte shumë skenarë me lëvizje trajnerësh në Itali. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *