• |
ide | kryesore

18 të arrestuar në disa qytete, goditet organizata kriminale e Met Kananit

Kryesore, Lajme



Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë bërë publike sot rezultatet e një operacioni të gjerë, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës, në krye të të cilit qëndronte Met Kanani, i arrestuar pak kohë më parë në Turqi. Në pranga janë vënë 18 persona në qytete të ndryshme të vendit. Në një dalje për mediat përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhanë më shumë detaje rreth këtij grupi të strukturuar kriminal, goditja e të cilit vinte në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’. Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:

Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi)

Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi)

Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi)

Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi)

Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni)

Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër

Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen

Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier

Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër

Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë

Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë

Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë

Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë

Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd

Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë

Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër

Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd

Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë:

Ermal Berxhi, 32 vjeç

Astrit Gërbi, 56 vjeç

Daniel Luka, 31 vjeç

Luljeta Berxhi, 51 vjeçe

Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.

Ndërkohë që Krimet e Rënda dhe Policia kanë nisur tashmë sekuestrimin e aseteve të këtij grupi, të vëna në aktiviteti i paligjshëm.




5 Comments

  1. investimet e PS dhe Edi Kupuk Rames ne modernizimin e trafik kokaines,po e trendutin boten.
    komplet qeveria e adminsistrata shtetrore ne trafik droge e vjedhje korrupcion Shteti.
    edhe ne investime Tritoli nuk ka ngec qeveria e ri-tragjikes per Shqiperin.

  2. shifeni vet pa qen nje ball si taulant palla e sokol palla nuk mbetet,qoft nga islamistet taleban te denuar qoft per vrasje,drog etj.shifeni vet i gjith librazhdi i balles.

  3. Potjen nga verju te gjith Jan drogagji shoku vangjel analist turp qe ai drejtus I emsionit te merr per analist

  4. U arrestuan kaq persona ketu,kaq persona atje ,operacioni i koduar keshtu ,operacioni i koduar ashtu me the dhe te thashe keto jane informacionet qe po jepen keto dite nga policia .Ndonje mund te thote;cfar pune te madhe po ben policia.Onjerez te tere keta qe po kapen tani kane bashkpunuar me policine ,me trafikantet me te mbedhenj qe jane njerzit e qeveritareve dhe nga presionet e nderkombetareve dhe per te mos dale ne skene peshqit e mbedhenj po arrestohen -trasportuesit,shperndarsit si dhe kultivuesit.,qe radhiten ne –rasate sardeleje—.Mire e paskan organizuar punen ne c’do qytet te vendit nga nje administrator te hashashit .Lind pyetja ;;valle a do e hapi gojen ndonjeri nga kush eshte peshku me i madh?.

  5. Ketyre si Met Kanani , Balili , Shullazi e shume te tjere u lejohet se jane popull dhe kete rruge kane zgjedhur por me te frikshem jane ata qe kane edhe pushtetin ne dore d.m.th politikanet . Kemi arritur ne ate stad sa vete shteti eshte mafia . Disa na krahasojne me Kolumbine por ne i marrim te keqen kolumbise . Eskobari nuk mbushi dot as 6 muaj deputet dhe e detyruan te largohej me hir a me pahir ndersa ketu gjysma e deputeteve , kryetareve te bashkive , drejtoreve e drejtues te tjere jane kodosha apo spaçator te rendomt droge . Vetem revolucioni bene derman ne kete vend nese keta qe na udheheqin nuk i vene gishtin kokes dhe te xhirojne drejtim me 180 grade . Zoti e ndihmofte kete vend dhe ishalla ve dore sa me pare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *