• |
ide | kryesore

Grabitja e postës sekrete, hetim edhe brenda Prokurorisë së Durrësit për dekonspirim

Lajme, Të fundit



Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet dhe kërkimet për dy autorët që grabitën me dhunë paraditen e së martës postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit. Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes dyshon se autorët e grabitjes janë informuar nga brenda organit të akuzës për materialet që do të mbërrinin në Prokurorinë e Durrësit, me postën sekrete të asaj dite.

Për këtë arsye, krahas kërkimeve për dy autorët e grabitjes, hetime po kryhen edhe brenda institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, ku po verifikohen personat që kanë dijeni për përmbajtjen e postës që do të mbërrinte në Durrës.

Policia ka arritur të ndërtojë identikitin e autorëve dhe ka shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas korrierit të Prokurorisë, autorët ishin dy djem të rinj rreth 30 vjeç, të gjatë rreth 1.75-1.80 cm.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar pronarët e dyqaneve në rrugicën “Kumini”, ku ndodhi ngjarja për të dhënë dëshminë e tyre në komisariat, ndërsa do të shihen edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen në këtë rrugë.



2 Comments

  1. Dokumenti I rendesishem I Postes e tregon organizatorin e grabitjes, por padyshim ka bashkepunuar me ofiqaret e larte te dy Prokurorive qe kane pasur dijeni.
    Fakti qe shefja e Prkr.Dr. U gradua mbas rapinimit me sukses eshte domethenes…

  2. QENEF SHTET KY EDVIN QELBESIRES:NE TER BOTEN POLICIA KAP DROGEN;NE QELBIRISTAN KRYMINISTRI;MINISTRAT E BREDSHEM E POLICIA E TRAFIKON DROGEN,LUMI MAO luu CE DUNI E VLLAHUTIN QE E KAN RAMEN,XHAFEN,OLSIN,AGRONIN E TAHIRIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *